This is not the document you are looking for? Use the search form below to find more!

Report home > Technology

Algoritmet Agni Dika

0.00 (0 votes)
Document Description
Liber edukativ
File Details
  • Added: September, 18th 2011
  • Reads: 2637
  • Downloads: 148
  • File size: 1.08mb
  • Pages: 293
  • Tags: algoritmet, cpp, agnidika
  • content preview
Submitter
  • Username: nickomk
  • Name: nickomk
  • Documents: 3
Embed Code:

Add New Comment




Related Documents

Programimi cpp

by: nickomk, 399 pages

Programim nga Agni Dika

Programim mbi objekte

by: nickomk, 422 pages

Programim mbi objekte nga Agni Dika

Lakshya kripa Padur Chennai by Agni Estates & Foundations, Bookings Open call 9282401111

by: anitanare, 2 pages

Lakshya Kripa offers apartments in the size range of 989 sq ft - 1207 sq ft. Lakshya Kripa is Agni Estates new residential project.

Fairy Land Porur Chennai by Agni Estates & Foundations, Bookings Open call 9282401111

by: anitanare, 2 pages

Fairy land offers Three Bedroom Villas ranging from 1315 sq ft - 2400 sq ft. Fairy land is situated about 1.2 km behind Ramachandra Medical College & Hospital, Porur, next to ICL Home Town in ...

Siseturvalisuse rakenduskava

by: Eneli, 12 pages

Erakond Eestimaa Rohelised SISETURVALISUSE PROGRAMMI RAKENDUSKAVA aastatel 2011–2015

KESKKONNA JA PÕLLUMAJANDUSE PROGRAMMI RAKENDUSKAVA

by: Eneli, 24 pages

KESKKONNA JA PÕLLUMAJANDUSE PROGRAMMI RAKENDUSKAVA 2011–2015 VALI EESTIMAA ROHELISED JA VABAD KODANIKUD, KUI TAHAD TOOMPEALE NEID, KEL ON KINDEL RAKENDUSKAVA OMA LUBADUSTE ELLUVIIMISEKS

Keskkond & pollumajandus

by: Eneli, 24 pages

Keskkonna ja pollumajanduse programmi rakenduskava 2011-2015

skripsi stand up comedy

by: Cindy Chang, 304 pages

Skripsi Stand Up Comedy

Yagna - Feeding the Flame

by: shanmugam11, 65 pages

A brief introduction to Lighting the Sacrificial Fire or Yagna and its benefits.

Top Real Estate Gurgaon| Raheja Vedas| 9810186936

by: investorsclinic, 1 pages

Gurgaon Projects :- Raheja- The Vedas offer 2BHK , 3BHK ,Penthouse and Presidential apartments with a experience of luxurious living.These texts were revealed by the Voice of God and handed down to ...

Content Preview


Universiteti i Prishtines
Fakulteti i Inxhinierise Elektrike dhe Kompjuterike






Agni H. Dika
























Prishtine 2007














Libri te cilin e keni ne dore se pari u dedikohet studenteve te
Fakultetit te Inxhinierise Elektrike dhe Kompjuterike ne Prishtine. Por, ai
mund te perdoret edhe nga te interesuar tjere per programim me
kompjuter.
Njesite mesimore ne liber jane organizuar ashtu qe materiali i
perfshire brenda tyre te jete sa me i afert per te gjithe ata te cilet fillojne te
punojne me kompjuter. Per kete qellim, gjate shpjegimit te algoritmeve
jane shfrytezuar shembuj te ndryshem, duke filluar nga ato elementare.
Ne liber, cdo algoritmi i shoqerohet edhe programi perkates i
shkruar ne gjuhen programuese C++, ashtu qe permes ekzekutimit ne
kompjuter, te jete edhe me i qarte funksionimi i tyre. Lexuesit te cilet nuk
kane njohuri mbi gjuhen programuese C++, pa asnje pengese mund t'i
kapercejne programet qe paraqiten ne liber.

Autori




































Paraqitja analitike 2
Paraqitja grafike 4
Testimi i algoritmeve 7
Percjellja ne kompjuter 9










2 Algoritmet








Grumbulli i veprimeve me nje radhe te fiksuar, te cilet ndermerren gjate
zgjidhjes se nje problemi te caktuar, quhet algoritem.
Ne jeten e perditshme, per zgjidhjen e problemeve te ndryshme, njeriu krijon
algoritme perkatese, duke shfrytezuar dijen e grumbulluar. Por, me kohe,
algoritmet qe perseriten fiksohen ne nderdije dhe sipas nevojes shfrytezohen si te
gatshme. Keshtu, p.sh., ardhja para rrugekryqit, cdo kembesori i imponon
perdorimin e algoritmit, i cili mund te pershkruhet permes tekstit te dhene ne
Fig.1.1.


Nese ne rrugekryq eshte vendosur semafori
dhe ai punon, rruga mund te kalohet ne
vendekalim pasi te paraqitet ngjyra e
gjelber. Nese ne rrugekryq nuk ka semafor,
ose ai nuk punon, rruga mund te kalohet ne
vendkalim kur nuk ka automjete, duke shikuar
majtas dhe djathtas.

Fig.1.1 Algoritmi logjik per kalimin e rrugekryqit
Varesisht nga operacionet qe perdoren gjate perpilimit, algoritmet mund te
grupohen ne algoritme logjike dhe algoritme numerike. Derisa algoritmet
logjike mbeshteten ne operacione dhe konkluzione logjike, ashtu sic shihet ne
shembullin e algoritmit te dhene me siper, ne algoritmet numerike shfrytezohen
operacionet dhe shprehjet aritmetikore.
Paraqitja analitike
Ne forme me te lire, paraqitja analitike e algoritmeve duket ashtu sic eshte
dhene ne shembullin e algoritmit per kalimin e rrugekryqit, ne Fig.1.1. Kjo forme
e paraqitjes se algoritmeve, nese perdoret gjate zgjidhjes se problemeve te
komplikuara, mund te jete e paqarte dhe e papercaktuar plotesisht.
Ne praktike perdoret forma analitike e paraqitjes se algoritmeve e shprehur
permes nje numri hapash, te cilet kryhen sipas nje radhe te fiksuar plotesisht.
Keshtu, shembulli i algoritmit te dhene ne Fig.1.1, i paraqitur ne 10 hapa, do te
duket si ne Fig.1.2.

Paraqitja e algoritmeve 3

1. Fillimi
2. A ka semafor?
Nese JO, hapi i 6.
3. A punon semafori?
Nese JO, hapi i 6.
4. A eshte paraqitur ngjyra e gjelber?
Nese PO, hapi i 9.
5. Duhet pritur. Hapi i 4.
6. Shiko majtas e djathtas
7. A ka automjete?
Nese JO, hapi i 9.
8. Duhet pritur. Hapi i 6.
9. Kalo rrugen ne vendekalim
10. Fundi.
Fig.1.2 Forma analitike e algoritmit per kalimin e rrugekryqit
Hapat e vecante te ketij algoritmi kryhen me radhe prej fillimi, derisa nuk
urdherohet kapercimi ne nje hap te caktuar. Keshtu, p.sh., nese ne rrugekryq ka
semafor dhe paraqitet ngjyra e gjelber, vargu i hapave neper te cilet do te kalohet
gjate ekzekutimit te algoritmit te dhene eshte: 1, 2, 3, 4, 9 dhe 10. Por, ne
kushtet e kultures se komunikacionit ne hapesirat tona, kur shpesh ndodh qe
automjetet e kalojne rrugekryqin kur ne semafor eshte e ndezur drita e kuqe, me
e sigurt per kembesorin eshte nese hapi i katert i algoritmit shkruhet keshtu:

4. A eshte paraqitur ngjyra e gjelber?
Nese PO, hapi i 6.

ashtu qe para se te kalohet rrugekryqi, pavaresisht se per kembesor eshte
paraqitur ngjyra e gjelber, duhet te shikohet mos ndoshta kalon ndonje automjet.
Keshtu, per rastin e permendur me siper, kur ne rrugekryq ka semafor dhe eshte
paraqitur ngjyra e gjelber, vargu i hapave neper te cilet kalohet eshte: 1, 2, 3, 4,
6, 7, 9 dhe 10.
Tek algaritmet numerike hapat e vecante jane me te qarte, sepse konsistojne
ne operacione dhe ne shprehje matematikore.









4 Algoritmet

Shembull
Algoritmi numerik per llogaritjen e vleres se funksionit:

2
x
x

per
< 0.9

y =
x
2

x

per
= 0.9
x - 3
x

per
> 0.9


nese dihet vlera e variables x.

1. Fillimi.
2. Merre vleren e variables x
3. A eshte x<0.9, ose x=0.9, ose x>0.9?
Nese x<0.9, hapi i 4.
Nese x=0.9, hapi i 5.
Nese x>0.9, hapi i 6.
4. y=x2. Hapi i 7.
5. y=2x. Hapi i 7.
6. y=x-3. Hapi i 7.
7. Shtype vleren e variables y
8. Fundi.
Fig.1.3 Algoritmi numerik
Algoritmi i dhene eshte shkruar duke pasur parasysh zgjidhjen e ketij
problemi me kompjuter, gje qe vlen edhe per te gjithe algoritmet te cilat jane
dhene ne pjesen vijuese te librit. Gjate ekzekutimit te ketij algoritmi, nese per
variablen x merret vlera 4.7, do te kalohet neper hapat: 1, 2, 3, 6, 7 dhe 8.
Tek algoritmet e perbera paraqitja e detajizuar e hapave te vecante te
algoritmit e komplikon shume dhe e ben te paqarte strukturen logjike te
algoritmit. Prandaj, si zgjidhje imponohet nevoja e paraqitjes se algoritmit ne disa
hapa te pergjithesuar, perkatesisht te perpilimit te algoritmit te pergjithesuar. Pastaj,
per cdo hap te vecante, mund te perpilohet edhe algoritmi i detajizuar.
Paraqitja grafike
Gjate paraqitjes analitike te algoritmeve, nese kemi te bejme edhe me
algoritme relativisht te komplikuara, veshtire se mund te ndiqet rrjedhja e
procesit llogarites. Ne praktike, algoritmet paraqiten permes skemave grafike, per
vizatimin e te cilave perdoren disa figura gjeometrike, perkatesisht blloqe te formave te
ndryshme
.
Forma gjeometrike e blloqeve qe shfrytezohen gjate perpilimit te skemave
grafike e tregon edhe natyren e operacioneve qe kryhen brenda tyre. Disa nga

Paraqitja e algoritmeve 5

blloqet elementare qe perdoren gjate vizatimit te skemave grafike jane dhene ne
Fig.1.4.
Blloku
Perdorimi
Fillimi
Tregon fillimin e algoritmit
Lexohen vlerat e variablave te shenuara
ne bllok
Shtypen vlerat e variablave te shenuara
ne bllok
Kryhen veprimet ose llogaritjet, duke
shfrytezuar shprehjet e shenuara ne bllok
Percaktohet degezimi i veprimeve te
ose
metejme, duke pasur parasysh kushtet e
shenuara ne bllok
Fundi
Tregon fundin e algoritmit
Fig.1.4 Blloqet elementare
Me leximin e vlerave te variablave te shenuara ne bllok nenkuptohet marrja e
vlerave perkatese permes njesise hyrese dhe vendosja e tyre ne kujtesen e
kompjuterit. Kurse permes shtypjes vlerat e variablave merren nga kujtesa e
kompjuterit dhe shtypen ne njesine dalese te tij.
Skemat grafike te vizatuara duke shfrytezuar blloqe te formave te ndryshme,
shpesh quhen edhe bllok-diagrame, sic do te quhen edhe ne pjesen vijuese te librit.

Shembull
Algoritmi per llogaritjen e siperfaqes s dhe perimetrit p te
katerkendeshit kenddrejte, me brinjet a dhe b.







6 Algoritmet

a. Forma analitike

1. Fillimi.
2. Merri vlerat e brinjeve: a, b
3. s=ab
4. p=2(a+b)
5. Shtypi vlerat e llogaritura: s, p
6. Fundi.
Fig.1.5
b. Forma grafike
Fillimi
1
a,b
2
s=ab
3
p=2(a+b)
4
s,p
5
Fundi
6
Fig.1.6

Shembull
Bllok-diagrami i algoritmit per kalimin e rrugekryqit, i cili u
dha ne forme analitike ne Fig.1.2.



Paraqitja e algoritmeve 7

Fillimi
1
8
Jo
Duhet
2
A ka semafor
pritur
Po
3
Jo
A punon semafori
Shiko majtas
6
Po
e djathtas
Duhet
5
pritur
7
Po
A ka automjete
A eshte paraqitur
Jo
4
Jo
drita e gjelber
Po
Kalo rrugen ne vendkalim
9
Fundi
10
Fig.1.7 Bllok-diagrami i algoritmit per kalimin e rrugekryqit
Nga shembujt e dhene shihet se paraqitja e algoritmeve permes bllok-
diagrameve jep nje dukshmeri shume me te madhe te veprimeve qe kryhen
brenda blloqeve, si dhe ne krejt algoritmin.
Testimi i algoritmeve
Me qellim te kontrollimit te saktesise se funksionimit te algoritmeve qe
perpilohen, duhet te behet testimi i tyre, duke marre vetem vlerat me te cilat
perfshihen te gjitha rastet e mundshme te shfrytezimit te tyre. Ne kete menyre,
me pune minimale vertetohet sjellja reale e algoritmeve para perdorimit praktik
te tyre.

Shembull
Testimi i algoritmit numerik te dhene ne Fig.1.3, duke e
perpiluar fillimisht bllok-diagramin perkates.







8 Algoritmet

a. Bllok-diagrami
Fillimi
1
x
2
<
>
3
<
-
x 0.9
>
=
y=x2
4
y=2x
5
y=x-3
6
y
7
Fundi
8
Fig.1.8
Me qellim qe testimi i bllok-diagramit te rrjedhe me nje procedure standarde,
mund te shfrytezohet nje tabele per testim, p.sh., si ajo qe eshte dhene ne Fig.1.9.

b. Testimi - per x=4.7

Vlerat numerike
Hapi Blloku
Urdhri
Rezultati
merren
Fillimi i
1
1
Fillimi
-
algoritmit
2
2
Lexo: x
Prej njesise hyrese
x=4.7
3
3
Pyet:x0.9
x 2
>
4
6
y=x-3
x 2
y=4.7-3=1.7
Shtypet
5
7
Shtyp: y
y 3
numri 1.7
Fundi i
6
8
Fundi
-
algoritmit
Fig.1.9
Ne tabele, me shkurtesat x2 dhe y3 duhet nenkuptuar se vlera
numerike e variables x merret nga hapi i 2, kurse ajo e variables y - nga hapi i 3.
Gjithnje, mes Fillimit dhe Fundit te algoritmit, gjegjesisht bllok-diagramit,
ekziston nje rruge e mbyllur, e cila, varesisht nga vlerat hyrese, kalon neper pjese te
ndryshme te bllok-diagramit, ose nje numer te ndryshem heresh ne pjese te
caktuara te tij.

Document Outline

  • 0_Parathenie.pdf
  • 1_Paraqitja.pdf
  • 2_Shumat.pdf
  • 3_Prodhimet.pdf
  • 4_ShumatProdhimet.pdf
  • 5_Faktorielet.pdf
  • 6_FushatNumerike1.pdf
  • 6_FushatNumerike2.pdf
  • 6_FushatNumerike3.pdf
  • 7_Serite.pdf
  • 8_NumratKompleks.pdf
  • 9_Tabelimi.pdf
  • 10_MesataretDevijimet.pdf
  • 11_Integrimet.pdf
  • 12_EkuacionetDiferenciale.pdf
  • 13_Fundi.pdf

Download
Algoritmet Agni Dika

 

 

Your download will begin in a moment.
If it doesn't, click here to try again.

Share Algoritmet Agni Dika to:

Insert your wordpress URL:

example:

http://myblog.wordpress.com/
or
http://myblog.com/

Share Algoritmet Agni Dika as:

From:

To:

Share Algoritmet Agni Dika.

Enter two words as shown below. If you cannot read the words, click the refresh icon.

loading

Share Algoritmet Agni Dika as:

Copy html code above and paste to your web page.

loading