This is not the document you are looking for? Use the search form below to find more!

Report home > Education

anemia, angina pectoris, angioedema, neuroma akustike, semundja addison

3.20 (5 votes)
Document Description
Enciklopedia Mjekesore: anemia, angina pectoris, angioedema, neuroma akustike, semundja addison
File Details
  • Added: January, 09th 2010
  • Reads: 6114
  • Downloads: 44
  • File size: 53.39kb
  • Pages: 8
  • Tags: anemia, angina, angioedema, neuroma
  • content preview
Submitter
Embed Code:

Add New Comment




Related Documents

Coronary Artery Disease, Angina pectoris, Myocardial Infarction

by: claudia, 30 pages

CORONARY ARTERY DISEASE ANGINA Pectoris MYOCARDIAL INFARCTION (MI) Presenter Dave Jay S. Manriquez RN. February 21, 2009 Objectives Coronary Artery Diseases ...

Angina Nursing Notes

by: lou70q3yba, 5 pages

Angina Pectoris Nurses Notes

Angina Nursing Notes

by: lou70q3yba, 5 pages

Angina Pectoris Nurses Notes

Angina Nursing Notes

by: lou70q3yba, 5 pages

Angina Pectoris Nurses Notes

Angina Nursing Notes

by: lou70q3yba, 5 pages

Angina Pectoris Nurses Notes

Angina Nursing Notes

by: lou70q3yba, 5 pages

Angina Pectoris Nurses Notes

HEART ATTACKS AND CORONARY ARTERY DISEASE

by: shinta, 16 pages

Coronary artery disease has probably affected hu- man beings throughout history, but it is only in the last century or so that it has emerged as a leading cause of death. The first ...

Anemia

by: rika, 8 pages

“Anemia” (uh-NEE-mee-uh) occurs when you have less than the normal number of red blood cells in your blood or when the red blood cells in your blood don’t have enough hemoglobin ...

ANEMIA, IRON DEFICIENCY, AND IRON DEFICIENCY ANEMIA

by: rika, 6 pages

Anemia is defined as a hemoglobin concentration lower than the established cutoff defined by the World Health Organization. This cutoff figure ranges from 110 g/L for pregnant women and for ...

Anemia

by: rika, 16 pages

anemia happens when your red blood cells are in short supply. Red blood cells carry oxygen from your lungs to all parts of your body, giving you the energy you need for your daily activities.

Content Preview
Përgatiti: Arbër Gjermeni
Elton Halili
Juna Odobashi



ANEMIA

Një gjëndje në të cilën përqëndrimi i Hb në gjak është më i ulët se vlera normale. Normalisht,
përqëndrimi i qëndrueshëm i Hb (hemoglobinës) në gjak ruhet nga ekuilibri midis eritrociteve të
prodhuara në palcën e kockave dhe eritrociteve që shkatërrohen në shpretkë. Prishja e këtij
ekuilibri mund të cojë në anemi.

Tipet dhe shkaqet

Anemia nuk është sëmundje, por një pasojë e shumë sëmundjeve të ndryshme.
Kur prodhimi i eritrociteve në palcën e kockave është i ulët ose defektoz dallojmë këto tipe
anemish: anemi aplastike, anemi megaloblastike, anemi ferrodeficitare.
Kur zvogëlohet jeta e eritrociteve në gjak, kemi anemi hemolitike.

Simptomat

Simptomat e përbashkëta të të gjitha tipeve të anemisë vijnë si pasojë e uljes së kapacitetit të
gjakut për të transportuar oksigjenin.
Ashpërsia e simptomave varet nga niveli I uljes së përqëndrimit të Hb.
Një ulje e lehtë mund të shkaktojë lodhje dhe përgjumje, një ulje e madhe mund të shkaktojë
vështirësi në frymëmarrje gjatë një ushtrimi, marrje mëndsh si pasojë e uljes së oksigjenit në tru,
angina pectoris si pasojë e furnizimit të dobët me oksigjen të miokardit dhe takikardi të zemrës
për kompesim. Simptomat e përgjithshme përfshijnë zbehje, vecanërisht rrudhosje të lëkurës, të
mukozës së gojës dhe brenda palpebrave. Vecori të tjera mund të takohen në forma të vecanta të
anemisë. P.sh shfaqen disa nivele të zverdhjes në shumë tipe të anemisë hemolitike, sepse
shkalla e lartë i shkatërrimit të eritrociteve shpie në rritje të nivelit të pigmentit të verdhë,
bilirubinës (që formohet nga shkatërrimi i Hb të eritrociteve) në gjak.

Diagnoza

Anemia diagnostikohet nga simptomat e pacientit dhe nga analizat e gjakut. Një biopsi e palcës
së kockave (marrja e një mostre te vogël nga palca e kockave për analiza) mund të kërkohet për
të përcaktuar nëse prodhimi i eritrociteve është defektoz ose jo.



Anemia aplastike



E rrallë, por është një tip i rëndësishëm i anemisë, sepse ulet niveli i Hb në gjak. Në aneminë
aplastike, kemi reduktim të numrit të eritrociteve, leukociteve dhe trombociteve në gjak. Kjo
gjëndje shkaktohet nga ulja e aftësisë së palcës për të prodhuar qelizat stem, qeliza burimore të
qelizave të gjakut.

Shkaqet
Ndër shkaqet mund të përmendet trajtimi i kancerit me radioterapi ose me medikamentet
antikancer, disa infeksione virale dhe disa medikamente të tjera të cilat mund të ndërhyjnë
përkohësisht në aftësinë qelizë-prodhuese të palcës së kockave. Ekspozimi afatgjatë me
insekticide ose benzen mund të shkaktojë anemi aplastike kronike. Një $rregullim autoimun (në
të cilin sistemi imun sulmon indet e organizmit) është përgjegjes në disa raste. Anemia aplastike
në disa raste zhvillohet për arsye të panjohura.

Simptomat

Një nivel i ulët i eritrociteve mund të shkaktojë simptoma të tilla si lodhje dhe vështirësi në
frymëmarrje që janë simptoma të përbashkëta për të gjitha tipet e anemive. Defi$iti i leukociteve
rrit ndjeshmërinë ndaj infeksioneve, duke sjellë infeksione të shpeshta dhe të rënda; defi$iti I
trombociteve shpie në një prirje për mavijosje të lehtë dhe hemorragji nga hunda.

Diagnoza dhe trajtimi

Anemia aplastike dyshohet zakonisht nga rezultatet e testit të gjakut, ve$anërisht nga llogaritja e
gjakut dhe konfirmohet nga biopsia e palcës së kockave (marrja e një mostre të vogël nga palca e
kockave për analiza mikroskopike). Transfuzioni i gjakut dhe i trombociteve mund të kontrollojë
simptomat. Imunosupresioni (terapi që frenon sistemin imun) përdoret për të trajtuar aneminë
aplastike pikërisht në një proces autoimun. Anemia aplastike kronike dhe e rëndë mund të jetë
fatale nqs nuk bëhet një transplant i palcës së kockave.



Anemia hemolitike


Një formë e anemisë që shkaktohet nga një shkatërrim i parakohshëm I eritrociteve (hemolizë)
në sistemin e qarkullimit të gjakut. Palca e kockave ka aftësi të rrisë prodhimin e saj të
eritrociteve rreth 6 herë më shumë se vlera normale. Anemia hemolitike rezulton vetëm nqs
shkurtimi i jetëgjatësisë së eritrociteve është mjaft I rëndë për të mbajtur rezervën që ndodhet në
palcën e kockave.

Tipet dhe shkaqet

Anemitë hemolitike mund të klasifikohen në dy mënyra : nqs shkaku I hemolizës është një
anomali e vetë eritrociteve, anemia është zakonisht e trashëgueshme; nqs shkaku I hemolizës
është jashtë eritrociteve, anemia mund të fitohet gjatë jetës. Kur hemoliza vjen nga një anomali
brenda eritrociteve, problemi themelor mund të jetë ngurtësimi anormal I membranës qelizore.
Kjo bën që eritrocitet anormale të dërgohen në një stad më të hershëm të jetëgjatësisë së tyre, në

kapilarët e shpretkës, ku shkatërrohen nga makrofaget. Ngurtësimi anormal mund të vijë si
rezultat I një defekti të trashëguar të membranës qelizore (si sferocitoza e trashëgueshme.
Mungesa e trashëguar e enzimës glukozë-6-fosfat dehidrogjenazë mund të rezultojë gjatë
anemisë hemolitike mqs eritrocitet janë të prirura të dëmtohen nga sëmundjet infektive, disa
medikamente ose ushqime. Deficiti i G6PD është mjaft I zakonshëm në vendet e Mesdheut.
Anemia hemolitike që ka të bëjë me defekte jashtë eritrociteve përfshin tri grupe kryesore:
-grupi 1, kur eritocitet shkatërrohen nga goditja (që vjen nga sipërfaqet artificiale të tilla si
rikthimi I valvulave të zemrës, anomalia në endotelin e enëve të gjakut ose nga një trombozë në
enët e gjakut).
-grupi 2, kur ertitrocitet shkatërrohen nga sistemi imun. Anemitë hemolitike imune mund të
ndodhin gjatë një transfuzioni gjaku të papajtueshëm ose mund të ndodhin gjatë një crregullimi
autoimun. Në sëmundjen hemolitike te një i porsalindur, antitrupat e prodhuar nga nëna kalojnë
placenten dhe shkatërrojnë eritrocitet e fetusit.
-grupi 3, kur eritrocitet shkatërrohen nga mikroorganizma që ndodhen në gjak, shkaku më I
zakonshëm është malarja.

Simptomat

Pacientet që vuajnë nga anemia hemolitike përve$ simptomave të përbashkëta të të gjithë tipeve
të anemise (lodhje dhe vështirësi në frymëmarrje), shfaqin dhe simptoma që janë karakteristike
për hemolizën si zverdhja.

Diagnoza dhe trajtimi

Diagnoza konfirmohet me anë të ekzaminimit mikroskopik të gjakut. Trajtimi varet nga shkaku.
Disa anemi të trashëgueshme mund të kontrollohen nga heqja e shpretkës (splenektomia). Të
tjerat, të tilla si mungesa e G6PD dhe favizmi mund të parandalohen duke shmangur
medikamentet ose ushqimet që nxisin hemolizë. Anemitë hemolitike imune mund të
kontrollohen me medikamente që freojnë sistemin imun. Transfuzioni I eritrociteve është herë
pas here një trajtim I nevojshëm dhe urgjent kur anemia bëhet kërcënuese për jetën.



Anemia ferrodeficitare

Është forma e anemisë që haset më shpesh. Anemia ferrodeficitare shkaktohet nga mungesa e
hekurit, përbërës themelor I Hb.

Shkaqet

Shkaku më I zakonshëm I anemisë ferrodeficitare është humbja e hekurit gjatë një hemorragjie të
rëndë ose kronike, ndërkohë që shkaku më I zakonshëm te femrat në moshën para menopauzes
është menorrhagia (hemorragjia gjatë menstruacioneve). Shtatzania frenon humbjet e
menstruacioneve, por fetusi është një shterues I madh I depove të hekurit të nënës. Shkaqe të
tjera përfshijnë humbjen e gjakut nga TGI, gjatë crregullimeve të tilla si : gastriti gërryes, ulcera
peptike, kanceri i stomakut, inflamacioni I zorrës, hemorroidet dhe tumoret e zorrëve. Përdorimi
I zgjatur I aspirinës dhe I medikamenteve të tjera josteroide anti-inflamatore (nonsteroidal anti-

inflammatory drugs,NSAIDs), mund të shkaktojnë hemorragji gastro-intenstinale. Në disa vende,
inflamacioni I apendiksit është një shkak I zakonshëm I anemisë. Rrallë, hemorragjitë mund të
shkatohen si rezultat I crregullimeve të traktit urinar,të tilla si: tumori I veshkave ose tumori I
fshikëzës urinare. Mungesa e hekurit mund të shkaktohet ose pakësohet nga mungesa e vetë
hekurit në organizëm ose absorbimi I dobët I hekurit të marrë me dietë. Malabsorbimi I hekurit
mund të ketë shkaqe të ndryshme, duke përfshirë edhe heqjen e një pjese ose dhe të gjithë
stomakun (gastroektomi).

Simptomat

Simptomat e anemisë ferrodeficitare që lidhen me shkakun kryesor, ul$er të gojës ose të gjuhës
dhe simptomat që janë të përbashkëta për të gjitha tipet e anemisë: lodhje, dhimbje koke dhe
vështirësi në frymëmarrje.

Diagnoza dhe trajtimi

Diagnoza përcaktohet me anë të llogaritjes së gjakut që përmban mikrocitet (eritrocite me
diametër më të vogël se normalisht). Masa e nivelit të hekurit në gjak konfirmon diagnozën, por
investigime të mëtejshme janë të nevojshme për të përcaktuar shkakun kryesor. Trajtimi I
shkakut kryesor bëhet me tableta që përmbajnë hekur, shumë rrallë përdoren injektimet me hekur
për të rregulluar depot e zbrazura të hekurit.



Anemia megaloblastike

Tipi me I rëndësishëm I anemisë. Anemia megaloblastike shkaktohet nga mungesa e vitaminës
B12 ose e vitaminës tjetër, acidit folik. Secila nga këto mungesa ndërhyn seriozisht në prodhimin
e eritrociteve në palcën e kockave. Megaloblastet janë eritrocite të paramaturuara dhe anormale
që shfaqen në palcën e kockave. Megaloblastet kanë aftësi të zmadhohen dhe deformohen,
eritrocitet e formuara në këtë rast quhen makrocite.

Shkaqet

-Mungesa e vitaminës B12.
Vitamina B12 takohet vetëm në ushqimet me origjinë shtazore si mishi dhe produktet e
qumështit. Ajo absorbohet në zorrën e hollë dhe nën veprimin e faktorit intrinsik IF që prodhohet
nga mukoza e stomakut. Shkaku më I zakonshëm I mungesës së vitaminës B12 është anemia
pernicioze, në të cilën mukoza e stomakut nuk mund të prodhojë IF, që vjen zakonisht si pasojë e
një crregullimi autoimun. Gastroektomia e plotë (heqja e stomakut) gjithashtu frenon prodhimin
e IF, kurse heqja e një pjese të vogël të zorrës së hollë frenon absorbimin e vitaminës B12, sic
bën dhe sëmundja e Crohn, një crregullim I zorrës së hollë. Në pak raste, mungesa e vitaminës
B12 shkaktohet nga dieta vegjetariane.
-Mungesa e ac.folik
Ac. Folik gjendet kryesisht në perimet dhe mëlci. Shkaku kryesor I mungesës së ac.folik është
një dietë e varfër. Ajo mund të shkaktohet gjithashtu nga faktorë qe frenojnë absorbimin e
ac.folik nga zorra e hollë (sëmundja e Crohn)






Angina Pectoris(dhimbja kraharorit).


Dhimbja në kraharor është si rezultat i mosfurnizimit të mjaftueshëm me oksigjen të muskulit të
zemrës. Dhimbja e angina pectoris zakonisht ndeshet kur zemra është duke punuar fort dhe i
duhet shumë oksigjen, sic është gjatë ushtrimeve ose në kohën e stresit.

Shkaqet

Furnizimi jo i duhur me gjak i zemrës është zakonisht prej sëmundjeve të arteries koronare në të
cilën arteriet koronare janë ngushtuar prej artherosklerosës(depozitim i yndyrnave në rrugën
arteriale). Shkak tjetër përmendet spazma e arterieve koronare, në të cilën venat e gjakut
ngushtohen papritur për një kohë të shkurtër; stenoza e aortës, në të cilën valvulat e aortës
ngushtohen dhe aritmite(ritmet e cregullta të zemrës).
Dhimbja e angina pectoris shkaktohet nga ushtrimet dhe qetësohet me pushim.
N.q.s dhimbja vazhdon, ajo mund të shkaktojë atakun e zemreës,(shiko informacionin mbi
miokardin).
Në raste të rralla dhimbja përfshin aneminë e rëndë, në të cilën kemi reduktim të eficeencës së
transportit të oksigjenit prej gjakut dhe policitemia në të cilën trashet gjaku dhe kemi ngadalsim
të rrjedhjes përmes muskulit të zemrës.

Simptomat

Dhimbja në kraharor e anginas varion nga e butë tek e rëndë dhe shpesh përshkruhet si një ndjesi
e presionit në kraharor.
Dhimbja zakonisht fillon në qendër të kraharorit por mund të shpërndahet në fyt, nofull, kurriz
dhe në duar (zakonisht e majta) ose midis shpatullave.
N.q.s zhvillohet përgjatë gjumit ose pa u provokuar, ajo do të quhet angina e paprovokuar.
Një tjetër mundësi e simptomave të angina pectoris përfshin të vjella, djersitje, marrje mendësh
dhe vështirësi në frymëmarrje.

Diagnoza dhe Mjekimi

Testi diagnostik zakonisht përfshin ECG(matjen e aktivitetit elektrik të zemrës)i cili mund të
rregjistrohet normalisht midis atakut dhe një testi të stresit kardiak[ECG zhvillohet ndërkohë që
pacienti po ushtrohet aq sa të shkaktojë dhimbje në kraharor. Testi i gjakut dhe angiografia e
koronareve (examinimi me rreze X i venave të gjakut)] gjithashtu mund të bëhet për të kërkuar
një shkak të fshehur .
Për të ndihmuar në kontrollin e simptomave të angina pektoris është e rëndësishme për personin
të ndalojë duhanin dhe humbasë në peshë n.q.s është e nevojshme.

Ataku mund të ndalohet dhe trajtohet nga: drogat e nitratit, i cili shton rrjedhjen e gjakut drejt
muskulit të zemrës. Drogat B(beta)bllokues të kanaleve të Ca2+, Ilacet që ulin lipidet dhe ilacet
mund të jepen me recetë.
Trajtimi me ilace mund të kontrollojë simptomat për shumë vite por nuk mund të kurojë
crregullimet e atakeve kur ato bëhen me të rëndë ose më të shpejtë.
Pavarsisht kurimit, operacioni i bypass të arteries koronare ose angioplastika mund të jenë të
domosdoshme.






Angioedema



Një tip i reaksioneve shkaktohet nga alergjia.
Angioedema është e ngjashme me urtikarien(hives)dhe karakterizohet nga një fryrje shumë e
madhe që dallohet mirë, një vendosje e papritur në lëkurë , laring dhe zona të tjera.
Nëse ato lihen të patrajtuara ënjtja mund të zgjasë për disa ditë.

Shkaqet

Shkaku më i zakonshëm i angioedemës është reaksioni i papritur alergjik ndaj ushqimeve. Më
pak e zakonshme, kusht / shkas mund të jetë alergjia ndaj një ilaci (si p.sh penicilina), një
reaksion ndaj pickimit të insektit ose mund të ndodhë si pasojë e një infeksioni, "stresit
emocional" ose i ekspozimit ndaj kafshëve, polenit ose kushteve të ftohta.
Gjithashtu ka edhe një formë të angioedemes së trashguar.


Simptomat

Angioedema mund të shkaktojë vështirësi të papritura në frymëmarrje, në përcjellje dhe të folur
e shoqëruar me
ënjtje të buzëve, fytyrës, qafës në varësi të zonës së prekur të trupit.
Angioedema që prek fytin dhe laringun është një kërcenim serioz për jetën, sepse ënjtja mund të
bllokojë rrugën e kalimit të ajrit, duke shkaktuar asfiksim (mbytje).


Mjekimi

Raste të rënda trajtohen me injeksion të adrenalinës (epinephrin) dhe mund të kërkojë vendosje
të tubave / intubim ose trakeostomi për të parandaluar mbytjen .

Mund të jepen gjithashtu ilacet kortikosteroide. Në raste më pak të rënda, ilacet antihistaminic
mund t'i lehtësojnë simptomat.





NEUROMA AKUSTIKE


Një tumor i rallë jokanceroz i lindur nga qelizat mbështetëse që rrethojnë nervin
vestibulokoklear, shpesh brenda meatusit akustik intern.

Shkaku dhe incidenca

Neuromat akustike zakonisht hasen ndërmjet moshave 40 dhe 60 vjec dhe janë lehtësisht më të
shpeshta në femrat sesa në meshkujt. Zakonisht, shkaku i një neurome akustike është i panjohur.
Megjithatë tumoret që prekin nervat në të dy anët e kokës njëkohësisht mund të jenë pjesë e një
neurofibromatoze me shtrirje të plotë (një sëmundje e karakterizuar nga ndryshime në sistemin
nervor, lëkurë dhe kocka).

Smptomat

Një neuromë akustike mund të shkaktojë shurdhësi, tringëllimë në vesh (zhurmë në vesh),
humbje ekuilibri dhe dhimje në fytyrë e në veshin e prekur. Ndërsa tumori zmadhohet, ai mund
të cojë në komplikacione shtesë, të tilla si ataksia(humbje koordinimi) që i detyrohet
komprimimit të shtyllës së trurit dhe trurit të vogël.

Diagnoza dhe trajtimi

Diagnoza vendoset nëpërmjet testeve të dëgjimit të ndjekur nga rrezet-X ose nga skanimi CT ose
MRI (teknika që prodhojnë imazhe të sipërfaqeve tërthore ose imazhe tridimensionale të
strukturave të trupit.)
Ndërhyrja kirurgjikale mund të jetë e nevojshme për heqjen e një neurome akustike, por trajtimi
me radioterapi për të zbrapsur atë mund të jetë gjithashtu i efektshëm.





SEMUNDJA ADDISON


Një crregullim i rrallë kronik në të cilin ka mangësi të hormoneve kortikosteroide
kortizol(hidrokortizon) dhe aldosteron, të cilat normalisht prodhohen nga korteksi adrenal (pjesët

e jashtme të gjëndrave mbiveshkore të cilat janë të vendosura mbi veshka). Për më tepër, sasi të
tepërta të hormonit ACTH sekretohen nga gjëndra hipofizare (në bazën e trurit) si përpjekje për
të rritur prodhimin e hormoneve kortikosteroide. Sekretimi dhe aktiviteti i një hormoni tjetër,
hormoni stimulues i melanociteve (MSH), gjithashtu rritet, cka con në rritje të sintezës së
pigmentit melaninë në lëkurë.

Shkaqet

Sëmundja Addison mund të shkakatohet nga ndonjë sëmundje që shkatërron korteksin adrenal.
Shkaku më i shpeshtë është një crregullim autoimun në të cilin sistemi imunitar prodhon
antitrupa që sulmojnë gjendrat mbiveshkore.

Simptomat

Simptomat e sëmundjes në përgjithësi zhvillohen gradualisht për muaj dhe vite dhe përfshijnë
lodhje, dobësi, dhimbje abdominale dhe humbje në peshë. MSH e tepërt mund të shkaktojë
errësim të lëkurës në rrudhat e pëllëmbëve të duarve, zonave nën trysni të trupit dhe gojë. Mund
të ndodhin gjithashtu episode akute, të quajtura krizat Addisoniane, të sjella nga infeksionet,
dëmtimet, ose strese të tjera. Simptomat e tyre i detyrohen kryesisht mungesës së aldosteronit
dhe përfshijnë dobësi muskulore ekstreme, dehidratim, hipotension (presion i ulët i gjakut),
konfuzion dhe koma. Hipoglicemia (nivel i ulur i glukozës në gjak) ndodh gjithashtu në sajë të
mangësisë së kortizolit.

Diagnoza dhe trajtimi

Diagnoza e sëmundjes Addison në përgjtithësi vendoset nëse pacienti nuk i përjgigjet një
injeksioni ACTH, i cili normalisht stimulon sekretimin e kortizolit. Trajtimi i përjetshëm me
medikamentet kortikosteroide nevojitet për të zëvendësuar mangësite e hormoneve. Trajtimi i
krizave Addisoniane përfshin ifuzionin e menjëhershëm të solucionit fiziologjik, glukozës dhe
dozave plotësuese të hormoneve kortikosteroide.

Download
anemia, angina pectoris, angioedema, neuroma akustike, semundja addison

 

 

Your download will begin in a moment.
If it doesn't, click here to try again.

Share anemia, angina pectoris, angioedema, neuroma akustike, semundja addison to:

Insert your wordpress URL:

example:

http://myblog.wordpress.com/
or
http://myblog.com/

Share anemia, angina pectoris, angioedema, neuroma akustike, semundja addison as:

From:

To:

Share anemia, angina pectoris, angioedema, neuroma akustike, semundja addison.

Enter two words as shown below. If you cannot read the words, click the refresh icon.

loading

Share anemia, angina pectoris, angioedema, neuroma akustike, semundja addison as:

Copy html code above and paste to your web page.

loading