This is not the document you are looking for? Use the search form below to find more!

Report home > Art & Culture

AT GJERGJ FISHTA O.F.M. ASHT MENDJA, ZEMRA E SHPIRTI I POPULLIT SHQIPTAR

0.00 (0 votes)
Document Description
AT GJERGJ FISHTA O.F.M. ASHT MENDJA, ZEMRA E SHPIRTI I POPULLIT SHQIPTAR
File Details
  • Added: December, 22nd 2010
  • Reads: 799
  • Downloads: 7
  • File size: 571.05kb
  • Pages: 22
  • Tags: shqip, fishta, albania
  • content preview
Submitter
Embed Code:

Add New Comment




Related Documents

Information Technology for Management: Improving Performance in the Digital Economy, 7th Edition, Efraim Turban, Linda Volonino, ISBN 978-0-470-28748-4, S O L U T I O N M A N U A L + T E S T B A N K

by: smplustb, 107 pages

Complete Solution Manual and Test Bank for Information Technology for Management: Improving Performance in the Digital Economy, 7th Edition, Efraim Turban, Linda Volonino, ISBN 978-0-470-28748-4 ...

Microwave Engineering, 4th Edition, David M. Pozar, ISBN 9780470631553, S O L U T I O N M A N U A L

by: smplustb, 107 pages

Complete SOLUTION MANUAL for Microwave Engineering, 4th Edition, David M. Pozar, ISBN 9780470631553 E-mail Me:: smplustb@gmail.com E-mail Me:: smplustb@gmail.com

Financial Accounting Theory and Analysis: Text and Cases, 10th Edition, Richard G. Schroeder, Myrtle W. Clark, Jack M. Cathey, S O L U T I O N M A N U A L + T E S T B A N K

by: smplustb, 299 pages

Financial Accounting Theory and Analysis: Text and Cases, 10th Edition, Richard G. Schroeder, Myrtle W. Clark, Jack M. Cathey, S O L U T I O N M A N U A L + T E S T B A N K E-mail U:: ...

Giường tầng sắt GT15 - Sản phẩm của Nội thất Hòa Phát

by: lldkhk, 5 pages

Giường tầng 2 khoang khung vuông 30x30 và 25x50 sơn tĩnh điện. Tầng 1 bao gồm 1 giá sách gỗ sử dụng hai ...

ville veículos - Solução Online para Revendas de Carro e Garagens

by: villevox, 6 pages

O ville veículos é a Solução definitva para Revendas de Carro e Garagens

Managerial Economics, 7th Edition by William F. Samuelson, Stephen G. Marks, S O L U T I O N M A N U A L + T E S T B A N K

by: smplustb, 107 pages

Complete SOLUTION MANUAL & TEST BANK for Managerial Economics, 7th Edition by William F. Samuelson, Stephen G. Marks ISBN 978-1-1180-4158-1 E-mail Me:: smplustb@gmail.com E-mail Me:: ...

Advanced Accounting, 11th Edition, Joe B. Hoyle, Thomas F. Schaefer, Timothy S. Doupnik, S O L U T I O N M A N U A L + T E S T B A N K [smplustb@gmail.com]

by: smplustb, 1 pages

Complete Test Bank for Advanced Accounting, 11th Edition, Joe B. Hoyle, Thomas F. Schaefer, Timothy S. Doupnik, ISBN: 0078025400 E-mail Us:: smplustb@gmail.com E-mail Us:: smplustb@gmail.com Sample ...

Environment, 8th Edition, by Peter H. Raven, David M. Hassenzahl, Linda R. Berg, S O L U T I O N M A N U A L + T E S T B A N K

by: smplustb, 107 pages

Complete Solution Manual & Test Bank for Environment, 8th Edition, by Peter H. Raven, David M. Hassenzahl, Linda R. Berg, ISBN 978-0-470-94570-4 E-mail Me:: smplustb@gmail.com E-mail Me:: ...

m r p l j o b s a d v e r t i s e m e n t

by: amit kumar, 8 pages

various vacancies at Mangalore Refinery And Petrochemicals Ltd - MRPL for various posts. Candidates ...

South-Western Federal Taxation 2013: Corporations, Partnerships, Estates and Trusts, 36th Edition, William H. Hoffman, S O L U T I O N M A N U A L + T E S T B A N K [smplustb@gmail.com]

by: smplustb, 273 pages

Complete SOLUTION MANUAL & TEST BANK for South-Western Federal Taxation 2013: Corporations, Partnerships, Estates and Trusts, 36th Edition, William H. Hoffman, Jr., William A. Raabe, James E. ...

Content Preview
Daniel GAZULLI - Fritz RADOVANI







AT GJERGJ FISHTA O.F.M.
ASHT
MENDJA, ZEMRA E
SHPIRTI I
POPULLIT SHQIPTAR


2010

1











Në 70 – vjetorin e vdekjes së Poetit tonë Kombëtar!

Ia kushtojnë, Autorët
Dhetor 2010







Kopertina®: Foto e Përkrenares Gj. Kastriotit Vienë, D. Gazulli 2007
Portret i At Gj. Fishtës, Grafikë nga F. Radovani, 2010.

2
















AT GJERGJ FISHTA O.F.M.
ASHT
MENDJA, ZEMRA E
SHPIRTI I
POPULLIT SHQIPTAR

Në 70 – vjetorin e vdekjes së Poetit Kombëtar






2010

3



JETA DHE VEPRA E
AT GJERGJ FISHTËS OFM.
ASHT PËRGJITHMONË:
MENDJA, ZEMRA DHE SHPIRTI I
POPULLIT SHQIPTAR !



30 Dhetor 1940...

Nalt nga qielli zbret një Engjëll e bie tue përplasë Flatrat e Tij...

Asht Flamuri i Shqipnisë, që mbulon Fytyrën e Poetit tonë
Kombëtar...

E bashkë me Te... vorroset edhe Ai, ndoshta përgjithmonë....
Themi përgjithmonë, mbasi atë ditë nuk u vesh vetëm Shkodra,
Malet e fushat e saja me të zeza, po u vesh gjithë Shqipnia, tue hy në zi
të pafund të vitit 1941...
Plot 70 vjet ma parë! Kur Shqiptarët menduen se një zemër e
madhe pushoi së rrahuni, pikërisht prej asaj dite Ajo vazhdoi me gufue
ma shumë se kurrë, për t‟ i ndejë fjalës së dhanun:


Kurrë, Shqipni, s‟kam me t‟ harrue,

Edhe në vorr me t‟ përmend kam.

E kjo, me siguri, asht arësyeja që At Gjergj Fishta, vazhdon mos
me u prehë në vorrin e vet!
Me mbarimin e luftës, re të zeza, ngarkue me llohë stepash ruse
e zgjyrë kulisash serbe, u shfaqen në qiellin e letrave shqipe, si në
gjithë jetën shqiptare, e zunë yjet ma të ndritun; ndër ta edhe yllin e
kalvarit të mundimeve shekullore, At Gjergj Fishtën. Por ai:


Ndërtue kishte „i pomendore,

rr‟fe as mot mos m‟e dërmue.

Nuk mund të shkatrrohej vepra e Tij gdhenë me daltë hutash e
martinash drejtpërdrejt mbi shkambijtë alpinë; nuk mund të shuhej Ai
vullkan, shpërthye ma shumë prej zemres se sa prej mendjes së Poetit
erudit. Kujtuen përbindshat katilë se vullkanin do të mund ta shuenin

4

përgjithmonë tue hedhë baltë mbi te, po më kot: Ai shfaqej e rishfaqej
me një shkelqim lëbyrës në qiellin e zymtë shqiptar të letrave.
Dhe ja, yjet e rralluem kanë zanë përsëri vend në Panteon.
Njeni prej tyne na grishë sot t‟i përkujtojmë 70-vjetorin e
vdekjes.
Që ky komb ynë i lashtë i Mesdheut të bahej shtet e të mund t‟ i
dilte zot vetes, nuk mjaftonin martinat e topat e botës mbarë; duhesh
dituni, pa të cilën asnjë komb nuk mundi t‟u bajë ballë rrebesheve të
historisë. Asht kjo arësyeja që pushtuesit kudo në botë, ma parë se
kështjellat, rrafshojnë shkollat, themelin e ndërgjegjes kombëtare e
liridashëse pakufi të Tij.
Ndërkohë qiri i Frashërllijëve ishte ba pishtar, Prizreni
shpërndante anë e kand Shqipnisë flakë lirie e atdhetarie. Shkodra e
vjetër, dikur portë e Ballkanit, po zgjohej nga letargjia e randë osmane,
nga një gjumë vërtet vdekjeprues. Malet po shkundnin supet e
pluhnosuna nga zgjedha disashekullore.
Lezha, që pesë shekuj ma parë do të merrte përjetësisht në gji
Gjergjin e Madh të Historisë, katër shekuj ma vonë do t‟ i jepte
Atdheut në një fshat të vogël të Zadrimës, Gjergjin e dytë, Apostullin e
Lirisë. Fishta, ky fshat shpeshherë i pashënuem në harta, e ndoshta i
lanun në harresë me dashje, asht sot në gojën, mendjen e zemrat e
shqiptarëve kudo që janë në trojet e tyne sidhe kudo përreth ku gjendet
“gjaku ynë i shprishur.
Ishte fund i asaj nate të gjatë osmane, “natë tri herë mizore”, që
kishte rrënue qytete e fshatra, kështjella e kisha, kur lindi Ai me 23
tetor 1871. Atdheu kishte në trup nandë varrë, Atdheu ynë i brishtë
ishte tretë në dhimbjen e vet. Bijtë e Tij të ligun, por të paepun, sa
kishin fillue me thurë andërrat e para për një Shqipni “zonjë më vete”.
Ndërkohë, çapojtë gllabrues të sllavëve të jugut e ata të helenëve kishin
shkëputë mish e gjak nga Atdheu ynë brijëdalë e lakmia e tyne ishte me
të vërtetë rrënqethëse.

Po Zoti nuk do kurrë me e humbë Truellin e Kastriotit të
Madh...
E n‟ ato gërmadha të braktisuna, Ai i Lumnueshmi, dërgoi një
djalë me emnin Zef...Kur ishte 9 vjeç, porsa Françeskanët kishin çelë
në Troshan një shkollë, ndër nxanësit e parë ishte edhe Zefi i vogël, i
biri i Ndokë Simonit.
Një studjues dhe adhurues i Popullit Shqiptar, At Lavro
Mihaçeviq, pikërisht Ai profesor i Kolegjit Françeskan të Troshanit,

5

ishte që zgjodhi dhe çoi në Bosnje për studime At Gjergj Fishtën dhe
At Shtjefen Gjeçovin. Më 1886, Zefi 15-vjeçar asht në Bosnje për të
vazhdue ma tej studimet. Atje filloi me marrë nektarin e dijes...

Mbas një viti, simbas rregullave françeskane, ndërroi emnin nga
Zef në Gjergj. Ishte një përkim fatlum të merrte emnin e Kastriotit të
Madh, emën që e mbajti me nder sa ishte gjallë.
Zadrimori i ri, atje në dhé të huej, mes mureve të Kuvendeve të
Guçjagorës e të Livnos, mallin e tij vullkanik filloi ta shprehte në
vargje, i ndikuem edhe nga poetët dalmatë Andrea Kaqçiç e Gega
Martiç, edhe ata të përvëluem për liri.
Më 1893 Fishta i ri u kthye në Atdhe. Me 25 shkurt 1894
meshoi për herë të parë në Troshan, pikërisht aty ku kishte hedhë hapat
e parë drejt një bote të trazueme e që quhej bota e shkronjave dhe e
ditunisë.
Kurse më 1897-1898 shërbeu si kapelan në Lezhë, ku do të
kthehej herë mbas here, sidomos për të gjetë prehje e për të shkrue disa
prej kangëve të Lahutës, këtu, në mes zadrimorëve të tij e Lekëve të
Malësisë, që rrethonin Lezhën. Ku tjetër mund të gjente prehje e
frymëzim si në Lezhë ku ishin:


qielli i kaltër, toka e blerë,

njeti dimën, këtu pranverë …

Por nuk do të ishte gabim të shprehemi se e përpjeta drejt
lavdisë e At Gjergj Fishtës nis pikërisht në Gomsiqe, ku pat rastin e
fatin të njihej me Abatain e Mirditës, Imzot Prengë Doçi, atdhetar i
flaktë, luftëtar i paepun, por edhe poet e burrë me kulturë të rrallë për
kohën: Kishte rrahë botën në mërgimin e Tij të detyruem, prej
Njufëlandit të SHBA, deri në Indi. Abati do të bahej udhëheqësi
shpirtnor e kulturor jo vetëm i Tij, po edhe i shumë klerikëve të tjerë.
Në janar 1899, Imzot Doçi bahet nismëtar i themelimit të
Shoqnisë “Bashkimi”, tue mbledhë rreth vetes anëtarë të shquem, si
Dom Ndoc Nikajn, At Gjergj Fishtën, Luigj Gurakuqin, At Shtjefen
Gjeçovin, Dom Ndre Mjedën. E nisun si shoqni kulturore, ajo luejti rol
të dorës së parë jo vetëm me botimin e fjalorit të quejtun i “Bashkimit”,
e të 34 librave të tjerë, por sidomos në krijimin e një votre atdhetarësh
që shkelqej në gjithë Shqipninë.

6







Luigj Gurakuqi, At Gj. Fishta dhe Don Ndre Mjedja, 1923.




Kuvendi Françeskan i Gjuhadolit Shkodër.

Arkitekt At Gj. Fishta. Foto Marubi 1935.



7


Kuvendi Françeskan ishte kthye në berthamë të një qendre të
studimeve albanologjike. Krahas shërbimeve fetare, ata banin edhe jetë
shkencore sikur të ishin në një institut të mirëfilltë studimor. Shoqnia
“Bashkimi”, e ma vonë edhe revista “Hylli i Dritës”, ishin monumenti
që ndërtoi Akademia Françeskane.
Që në nisje të veprimtarisë së Tij poetike, pedagogjike,
gjuhësore, publiçistike, ende nën sundimin otoman, At Fishta u
kosiderue menjëherë Apostull i Shqiptarisë, por me një vizion përveçse
thellësisht kombëtar, kryekëput edhe përendimor dhe europian.
Aty ku vuni kambën e zbathun të fratit t‟ Asizit, vështroi me
kujdes dhe përvetësoi me saktësi nga goja e popullit frazeologjinë e tij,
që arrijti me e njohë si pak kush para e mbas Tij dhe e vuni në punë ma
aq mjeshtri, sa rrallë kush mundet me lidhë fjalën me psikologjinë e
popullit të vet
, për me lanë në thesarin e kulturës sonë kombëtare
kryevepren e letërsisë shqipe, “Lahuta e Malsisë”, e cila ngërthen
15.563 vargje ndër 30 kangë. Krijimtaria poetike e botueme e At
Fishtës kalon 50.000 vargje.
Ai ishte i pari drejtor shqiptar qysh prej themelimit të shkollës
françeskane më 1861. Asht ky një çast në jetën e Fishtës që nuk mund
të kalohet lehtë, pse:

Kur në shkollë zbutun shqiptari,
N‟mni t‟ket marrun ai gjakun dhe dhunën
E me dije të ket kapun ai punën,
Shqipnisë fati do t‟i çilet taman.

Duen apo nuk duen disa, Ai na mësoi të gjithë Shqiptarëve me
shkrue e me lexue në Gjuhën Shqipe. Alfabeti nuk ishte një çashtje
teknike akademikësh, po një çashtje kombëtare që kërkonte BASHKIM
e ngritje mbi çdo ndasì, grindje, mni e ngatrresë, për atë gjuhë që ishte:


Porsi kanga e zogut t‟ verës,

Që vallëzon n‟ blerim të prillit;

Porsi i ambli fllad i erës,

Që lëmon gjinjtë e drandofillit:

Porsi vala e bregut t‟ detit,

Porsi gjama e rrufesë zhgjetare,

Porsi ushtima e një tërmeti,

Ashtu asht gjuha jonë Shqiptare!

8








AT GJERGJ FISHTA OFM.
AT SHTJEFEN GJEÇOVI OFM.


Shokë për së gjalli e miqë besnikë...për “së vdekuni”...

THËMELUESIT E AKADEMISË FRANÇESKANE...

NË SHQIPNI...

9

Në çdo fushë ku veproi Ai, tregoi se ishte gjeniu i pakrahasueshëm,
prandaj edhe mundi t‟u dilte mbanë sa e sa ndërmarrjeve nga ma të
vështirat: prej artit, tek publiçistika, prej gjuhësisë, tek arkitektura, prej
arësimit te muzika, prej humorit tek politika...
Tashma në qytetin e lashtë të kontrasteve të thella, nga dita në
ditë konturohej figura shumëplanëshe e fratit 30-vjeçar. Qysh në
penelatat e para u duk qartë se veprat e Tij nuk do të ishin përvijime të
lëmueta e aq ma pak laramanime orientale, por gjithçka do të ishte e
ashpër, diçka dritë hije rembrandiane me tone të forta. Gëte dhe
Manxoni, Shën Françesku dhe Da Vinçi, e kishin po fisniknue fytyrën e
fratit të ri, por landa mbet ajo që ishte: Shkamb i gjallë hedhë prej
vullkanit fuqishëm e të pashuem të shpirtit shqiptar.
Ishin nevojat historike të Atdheut që i diktuen At Fishtës
drejtimin e gjithë veprimtarisë së Tij artistike, pedagogjike, publiçistike
ashtu edhe në impenjimin e Tij politik.
Lahuta ka në themele shkambij ciklopikë, në dukje pak të
pagdhenun, herë-herë arkaikë, por aq të harmonishëm e të natyrëshem,
sa të duket se nuk patën nevojë për daltë, por arkitekti e hartoi
drejtpërdrejt në masivet e Alpeve, sa të papërsëritshme, aq edhe
brilante.
I gjithë universi intelektual i Fishtës ka pasë si yll polar interesat
e Atdheut dhe vetëm interesat e Atdheut, pse në shpirtin e Tij ideja
Atdhe ishte ba ideal suprem.
“Petrarka, thotë Ai, …fshan e kjan bihude ndër kangë
përnjimend të mrekullueshme, por për Italinë, pak e aspak, megjithëse
do të kishte për çka me kja.”

Ja pra, pse At Fishta nuk zgjodhi vargun e lëmuet, po ate të
ashprin, vargun e lahutës, që ata të shkonin drejtpërdrejt në zemrat e
atdhetarëve të etun për liri e t‟i ndezte flakë me guxim për luftën e
këputjes së prangave shekullore, për luften për dije e përparim
kombëtar. Kanga e Tij asht një britmë deri në dëshprim, e sa e sa
Herojëve që nisen në luftë u thotë:


S‟ kan shka bajn? Po a thue të desin?

T‟desin pra, nuk kan shka presin!
Apo:
P‟r „i grusht eshtna, pashi Zotin,
t‟mos korisim Gjergj Kastriotin,
t‟mos korisim na sot Hotin


10

Download
AT GJERGJ FISHTA O.F.M. ASHT MENDJA, ZEMRA E SHPIRTI I POPULLIT SHQIPTAR

 

 

Your download will begin in a moment.
If it doesn't, click here to try again.

Share AT GJERGJ FISHTA O.F.M. ASHT MENDJA, ZEMRA E SHPIRTI I POPULLIT SHQIPTAR to:

Insert your wordpress URL:

example:

http://myblog.wordpress.com/
or
http://myblog.com/

Share AT GJERGJ FISHTA O.F.M. ASHT MENDJA, ZEMRA E SHPIRTI I POPULLIT SHQIPTAR as:

From:

To:

Share AT GJERGJ FISHTA O.F.M. ASHT MENDJA, ZEMRA E SHPIRTI I POPULLIT SHQIPTAR.

Enter two words as shown below. If you cannot read the words, click the refresh icon.

loading

Share AT GJERGJ FISHTA O.F.M. ASHT MENDJA, ZEMRA E SHPIRTI I POPULLIT SHQIPTAR as:

Copy html code above and paste to your web page.

loading