This is not the document you are looking for? Use the search form below to find more!

Report home > Art & Culture

GJUHA ANGLEZE (Gjuha e huaj e parë)

5.00 (1 votes)
Document Description
PROGRAM ORIENTUES PËR PËRGATITJEN E PROVIMIT KOMBËTAR TË MATURËS SHTETËRORE (Gjuha e huaj e parë)
File Details
  • Added: January, 17th 2012
  • Reads: 1260
  • Downloads: 13
  • File size: 167.37kb
  • Pages: 10
  • Tags: gjuha angleze, gjuha e huaj e pare, mash
  • content preview
Submitter
  • Username: nevzat
  • Name: nevzat
  • Documents: 2
Embed Code:

Add New Comment




Related Documents

India E-Retail (E-Tailing) Market, Companies Revenue Analysis & Forecast to 2015

by: Ankit Mishra, 16 pages

Renub Research (http://renub.com/reports/showdetails.aspx?id=65) has announced the addition of the "India E-Retail (E-Tailing) Market, Companies Revenue Analysis & Forecast to 2015" report to its ...

E-Notification/E-Discharge Form

by: limgengyan, 1 pages

E-Notification/E-Discharge form.

Essentials of Strategic Management: The Quest for Competitive Advantage, 3/e, John E. Gamble, Arthur A. Thompson, Jr., Margaret A. Peteraf,Solution Manual,Test Bank

by: smtbseller1, 1 pages

Complete Test Bank & Solution Manual for Essentials of Strategic Management: The Quest for Competitive Advantage, 3/e, John E. Gamble, Arthur A. Thompson, Jr., Margaret A. Peteraf, ...

Why Should You Resort to e-Discovery Litigation Solutions?

by: martinwell, 1 pages

Success in litigation support needs coordination, planning and innovation before and after the suit is filed. It is essential to efficiently develop document management and the retention systems that ...

Resort to eDiscovery Litigation Support Solutions

by: martinwell, 1 pages

Most legal issues today is characterized by critical court judgements that has made the majority of corporations resort to e-discovery litigation support, to address their litigation management ...

Hartografi - praktikum i ushtrimeve

by: bashkim.idrizi, 211 pages

Ky libër është i dedikuar për ushtrimet në lëndën Hartografi që zhvillohet në vitin e parë në kuadër të Departamentit të ...

High Score Appliances_ All About The GE Monogrammed Collection

by: jennifer597daniels, 2 pages

decorate the other side of the front door , and the deep freeze on the bottom slides out easily for easy

World of Ryyah: Birth of the Half Elves

by: evelynlyla, 170 pages

In the World of Ryyah, adventure and romance are intertwined when the highly skilled young man, Donovan, in a quest to avenge a brutal act of wrongdoing, risks his own life to rescue the Elven ...

Managing Corporate Internal Investigations Better

by: martinwell, 1 pages

When a potential criminal liability is involved, then the conventional laws of litigation, counseling, investigation and discovery changes significantly. There are chances that an enterprise under ...

Content Preview


INSTITUTI I ZHVILLIMIT TE ARSIMIT




PROGRAM ORIENTUES
PER PERGATITJEN E PROVIMIT KOMBETAR
TE MATURES SHTETERORE





LENDA:

GJUHA ANGLEZE
(Gjuha e huaj e pare)



Koordinatore: Erifili Hashorva



VITI MESIMOR 2011 - 2012


1. UDHEZUES I PERGJITHSHEM PER PROGRAMIN E PROVIMIT
KOMBETAR TE MATURES SHTETERORE PER LENDEN E GJUHES
ANGLEZE DHE PER PERDORIMIN E TIJ NGA MESUESIT

Programi orientues per pergatitjen dhe realizimin e provimit te Matures Shteterore per
gjuhen angleze eshte realizuar si sinteze e njohurive dhe shprehive te fituara gjate gjithe
procesit mesimor ne kete lende ne aspektin tematik dhe gjuhesor e funksional.
Hartimi i ketij programi orientues eshte bazuar teresisht ne kurrikulat e gjuhes angleze
per gjimnazin, duke pasur parasysh zhvillimin e aftesive gjuhesore qe do te testohen,
standardet e gjuheve te huaja, tekstet me te cilat eshte zhvilluar gjuha angleze ne gjimnaz,
si edhe pervojen e fituar nga provimet e Matures Shteterore te viteve pararendese. Ky
program nxit inspirim dhe sfide per te gjithe nxenesit dhe i pergatit ata per te ardhmen e
tyre. Programi orientues per provimin e Matures Shteterore per gjuhen angleze eshte
ndertuar duke pasur parasysh nevojat e nxenesve dhe ndryshimet qe ata kane pesuar gjate
tre viteve te gjimnazit.

Synimet e programit
Ky program synon:
- Te ndihmoje nxenesin maturant ne pergatitjen e tij per provimin e gjuhes angleze si
lende me zgjedhje.
- Te ndihmoje mesuesin e lendes ne punen e tij per zbatimin e programit dhe per t'u
dhene orientimet e duhura nxenesve.
- Te beje vleresimin e njekohshem te dy aftesive kryesore (nga kater aftesi qe ka
gjuha e huaj) dhe dy koncepteve baze, qe jane: te lexuarit dhe te kuptuarit dhe te
shprehurit me shkrim
.
- Te jape orientime per specialistet qe merren me hartimin e testeve te Matures
Shteterore per gjuhen angleze si lende me zgjedhje.
- Te vleresoje te kuptuarit dhe te shprehurit me ane te strukturave gjuhesore baze,
aftesine per te perdorur gjuhen qe eshte e pershtatshme per anglishten standarde (ne
aspektin e saj morfologjik, sintaksor, leksikor dhe funksional).
- Te mate aftesine per te perdorur formimin gjuhesor ne menyre te pavarur, ne
menyre korrekte dhe te pershtatshme ne situaten e komunikimit me shkrim, duke
shprehur aftesine e organizimit dhe te mbrojtjes se ideve me shembuj dhe argumente
nga jeta e nxenesve.



2

Udhezime praktike mbi perdorimin e programit
Per perdorimin e ketij programi, mesuesi te kete parasysh specifiken e gjuhes se huaj, ku
nxenesi ne provim do te perballet me situata te reja ose me pjese te reja leximi, por
tematika, gramatika dhe funksionet gjuhesore do te jene po ato.
Kur flitet per tematiken kryesore ne program (p.sh., "Life of famous people"), kjo nuk do
te thote qe ne provim do te kete pasazhe nga mesimet qe ka ne liber ( p.sh., David
Copperfield, Jony Deep etc.). Ne provim mund te dale jeta e nje figure tjeter te shquar ne
ate fushe. Keshtu qe mesuesi duhet t'i pergatise nxenesit qe te kene njohuri dhe bagazh te
konsiderueshem leksikor per temat qe jane te perfshira ne program (sports and
entertainment, food, health and safety, travel time, environmental issues, modern living
etc.).
Per sa i perket gramatikes, mesuesi duhet t'i pergatise nxenesit qe te jene ne gjendje te
zgjidhin ushtrime mbi aspektet kryesore gramatikore (passive voice, conditionals,
reported speech, verb tenses and their commbination in compound sentences, adverbs and
adjectives comparisons, connectors etc.), duke dale nga konteksti i mesimeve ku keto
probleme trajtohen. Mesuesi t'i vere theksin anes praktike te zgjidhjes se ushtrimeve,
duke i trajtuar keto ushtrime ne forma te ndryshme, here me tipe ushtrimesh me
alternativa, here tipe ushtrimesh te hapura, ku me te spikaturat jane sentence
transformation
, error correction etj.
Funksionet gjuhesore duhet te trajtohen ne menyre sa me te larmishme, duke perdorur
situata nga te gjitha fushat e jetes, por duke ruajtur formatet dhe shprehjet qe jepen ne
tekstet mesimore. Nxenesi te jete i pergatitur kryesisht per keto funksione gjuhesore:
- expressing their interests
- talking about different fields of arts
- contrasting ideas or comparing their ideas with others' ones
- recommending places
- making assumptions and suggestions (proposals, comments).

Per sa i perket te shkruarit, mesuesi duhet te ushtroje nxenesit e tij qe te dine te
organizojne me te tera elementet forma te ndryshme eseje ose kompozimi joletrar. Ata
duhet te pergatiten qe te ndertojne paragrafe te sakte nga ana strukturore dhe leksikore,
dhe paragrafet ne nje njesi te unifikuar (ese ose thjesht kompozim). Gjithashtu, mesuesi
duhet te pergatise nxenesit qe te dine te permbledhin me shkrim nje pervoje personale,
duke pershkruar ndjenjat dhe reagimet e tyre ne nje tekst koherent.


3

2. AFTESITE DHE NJOHURITE QE DUHET TE ZOTEROJE NXENESI
MATURANT PER TE QENE I PERGATITUR PER PROVIMIN E MATURES
NE GJUHEN ANGLEZE (KURRIKULA BERTHAME)

Nxenesi qe i nenshtrohet provimit te Matures ne gjuhen angleze duhet te demonstroje
aftesite dhe njohurite e tij per sa me poshte vijon:
2.1 Reading comprehension (Te lexuarit dhe te kuptuarit)

Vleresimi i ketij komponenti do te behet mbi bazen e nje teksti te panjohur, mbi te cilin
do te ndertohen pyetje qe do te testojne aftesine e nxenesit per te kuptuar nje pjese letrare
ose joletrare dhe per te gjykuar mbi te.
Nxenesi te jete ne gjendje te lexoje dhe te kuptoje ne menyre globale tekste per te gjetur
informacionin e kerkuar; per te mbledhur informacionet qe i kerkohen nga pjese te
ndryshme te nje teksti, apo tekste te ndryshme, per te permbushur nje detyre apo kerkese
te caktuar.
Me poshte po radhisim disa aspekte te leximit:
- Marrja dhe perzgjedhja e informacionit te duhur nga teksti i dhene.
- Reflektimi mbi permbajtjen e nje fragmenti dhe nxjerrja e informacionit te duhur
prej tij.
- Paraqitja e elementeve provuese qe mbeshtesin idene e dhene nga vete nxenesi.
- Thellimi ne kuptimin e nje fraze dhe gjetja e sinonimit te saj.
- Formimi i nje kuptimi te pergjithshem dhe nxjerrja e moralit te pjeses.
- Zhvillimi i aftesise krijuese dhe interpretuese dhe paraqitja e elementeve qe
justifikojne pergjigjen e dhene.
- Kuptimi global i tekstit.
- Kuptimi i thelluar: gjetja e te pashprehures ose te nenkuptuares, qendrimi i autorit
etj.
- Plotesimi i ushtrimeve leksikore rreth tekstit.
- Gjetja e fjaleve referuese.
- Zgjidhja e ushtrimeve leksikore dhe gramatikore rreth tekstit.

2.2 Writing (Te shprehurit me shkrim)

Ne provimin e Matures, nxenesi te jete ne gjendje te prodhoje tekste te shkruara mbi nje
game te gjere temash, duke i lidhur elementet ne menyre lineare, te jete ne gjendje te beje
pershkrime te hollesishme mbi tema te njohura, te tregoje me shkrim pervojat e tij, duke
pershkruar ndjenjat dhe reagimet e tij, te pershkruaje nje ngjarje, nje udhetim real apo
imagjinar, te tregoje nje histori, te shkruaje ese mbi tema te ndryshme, te shkruaje nje
leter personale apo zyrtare, te beje komentin e nje filmi qarte, te shkruaje nje
informacion, duke u nisur nga shenimet e marra etj.

4

Per vleresimin e kesaj aftesie, nxenesi duhet te paraqese nje produkt te shkruar prej 150-
200 fjalesh, ku te zhvilloje nje teme mbi nje ceshtje me interes te pergjithshem, duke
marre shkas nga pjesa e panjohur ose qe nuk ka lidhje me te. Nxenesi do te vleresohet per
permbajtjen, leksikun, korrektesine gramatikore dhe strukturen e rrjedhen logjike.
Te shprehurit me shkrim perfshin:
- Te shprehurit me shkrim ne formen e nje eseje per nje game te gjere temash te
njohura e komplekse qe jane trajtuar ne librat e tre viteve (agrumentative essays
giving for-and-against opinion and solutions to problems).
- Nje produkt te shkruar sakte nga ana gramatikore dhe te strukturuar mire (short
letters, application or recommendation letters, summaries of texts, reports, reviews
and short articles).
- Lidhjen ne menyre logjike te informacioneve nga burime te ndryshme.
- Shprehjen e pikepamjeve ne forme te argumentuar.
- Perdorimin e nje repertori te gjere leksikor.
- Komente me shkrim per probleme te ndryshme (stories, descriptions of people,
places, events and objects).

2.3 The use of english (Perdorimi i gjuhes)
Ne kete program, njohurite kryesore qe nxenesi ka marre gjate tre viteve te gjimnazit jane
te dhena permes fushes tematike te meposhtme, e cila eshte e ndare ne linja dhe nenlinja,
sipas tematikes se zhvilluar ne gjimnaz, dhe permes elementeve gramatikore, qe
zhvillohen ne menyre spirale gjate tre viteve te gjimnazit dhe jepen te detajuara ne
program.
Shprehite
Shprehite kryesore qe nxenesi ka fituar gjate tre viteve te gjimnazit, jane dhene permes
akteve dhe funksioneve komunikative. Ato tregojne se cilat jane shprehite kryesore qe
nje nxenes ka fituar permes realizimit te programit te gjimnazit dhe qe eshte i afte te
shprehe.

5

Tipet e ushtrimeve te rekomanduara per cdo fushe

Reading and comprehension (Te lexuarit dhe te kuptuarit)


- Pyetje mbi permbajtjen e tekstit.
- Ushtrime me perzgjedhje fjalesh ose frazash.
- Plotesimi i vendit bosh me informacionin e duhur (Sentence or phrase
completion).
- Ushtrime me pergjigje po/jo.
- Ushtrime me e vertete/e rreme (True or False).
- Ushtrime me disa alternativa (Multiple Choice - perzgjedhje e alternatives se
sakte nga 4 ose 5 alternativat e dhena).
- Ushtrime ku kerkohet marrja dhe perzgjedhja e informacionit te duhur nga teksti i
dhene.
- Ushtrime ku kerkohet reflektimi mbi permbajtjen e nje fragmenti dhe nxjerrja e
informacionit te duhur prej tij.
- Vendosja e paragrafeve sipas rendit te duhur ne renditjen e ngjarjeve
(Arrangement of paragraphs).
- Ushtrime ku i kerkohet paraqitja e elementeve provuese, qe mbeshtesin idene e
dhene nga vete nxenesi.
- Ushtrime ku kerkohet thellim ne kuptimin e nje fraze dhe gjetja e sinonimit te saj.
- Ushtrime ku kerkohet formimi i nje kuptimi te pergjithshem dhe nxjerrja e moralit
te pjeses.
- Ushtrime ku kerkohet zhvillimi i aftesise krijuese dhe interpretuese dhe paraqitja
e elementeve qe justifikojne pergjigjen e dhene.


Writing (Te shkruarit)


- Shkrimi i nje e-mail-i, ku i tregohet nje miku rreth nje pervoje qe ka lene mbresa.
- Permbledhje e nje filmi, libri ose historie.
- Aplikime ose rekomandime per nje pune part-time.
- Shkrimi i nje eseje pershkruese ose argumentuese me tere fazat e ndertimit te saj.
- Raporte ku shprehet nje vleresim ose nje propozim.
- Shprehja e mendimit rreth nje ceshtjeje te caktuar.



Use of english (Grammar and vocabulary) - Perdorimi i gjuhes

6



- Ushtrime me zevendesim, zevendesimi i nje fjale me nje te ngjashmen e saj.
- Ushtrime transformimi, shprehja e nje fjalie me nje strukture tjeter, por duke
ruajtur kuptimin e fjalise.
- Ushtrime me shume zgjedhje/alternativa (Multiple Choice).
- Ushtrime me plotesime vendesh bosh, vendosja e fjales se duhur.
- Ushtrime me ndertim fjalish.
-
Ushtrime me gjetje dhe korrigjime gabimesh, bashkim i funksionit me strukturen
perkatese etj.
- Matching.


Struktura e provimit ne perqindje
Aspektet gjuhesore qe do te vleresohen
Perqindja


Reading and comprehension

Te Kuptuarit e nje teksti te shkruar (letrar ose joletrar)
30%



Use of english (Grammar and Vocabulary)

Perdorimi i Gjuhes (Gramatika dhe leksiku)
40%



Writing

Te Shkruarit (ese ose krijim, nje leter, kerkese,
30%
pershkrim, artikull, permbledhje etj.)


3. PERMBAJTJA E PROGRAMIT
Fushat tematike dhe leksiku
Kjo rubrike e programit grupon linjat kryesore, si edhe nenlinjat, te cilat jane te
perbashketa per mesimin e gjuhes se huaj. Ato reflektojne interesat dhe motivimin e
nxenesve dhe perfshijne gjithe sferen e marredhenieve familje-shoqeri-nxenes; sferen
publike dhe sferen profesionale, si edhe aspektin kulturor e qyteterimin.
Permbajtja tematike eshte mbeshtetur ne programin e zhvilluar gjate tre viteve te
gjimnazit, si edhe ne tekstet shkollore per gjuhen angleze. Tematika e meposhtme, e

7

parashikuar per provimin e Matures, perfshin temat baze (sipas kurrikules) dhe nentema
te marra nga kurrikula dhe tekstet.
Temat jane formuluar ne menyre pergjithesuese e jo sipas titujve te teksteve dhe
perfshijne ato njohuri te cilat jane zhvilluar permes mesimeve.
Tematika (Topics)

- Personal identification
- Home and Family
- Education, School
- Work & Business
- Culture, Cilivisation
- Science, Technology
- Leisure Activities
- Holidays, Travelling
- The Human Body, Health
- Shopping
- Food and Drink
- Public Services
- Weather, Climate, Plants & Animals
- Sociopolitical Issues
- Nature and the Environment
- Language.

Leksiku
Programi ka karakter tematik. Ne baze te temes, perzgjidhet dhe integrohet ne te
permbajtja leksikore e domosdoshme, aktet gjuhesore, si edhe strukturat gramatikore qe
mundesojne realizimin e komunikimit. Nxenesi duhet te zoteroje nje repertor leksikor te
mjaftueshem per t'u perballuar me sukses dhe per t'u shprehur me saktesi dhe lirshem me
shkrim.

8

Aktet dhe funksionet komunikative
Sugjerohen aktet dhe funksionet e meposhtme, qe sherbejne si menyre orientuese per
hartimin e testit dhe vleresimin e nxenesve. Aktet dhe funksionet komunikative japin
shprehite kryesore qe nxenesi ka fituar gjate tre viteve te gjimnazit:
- Expressing interests on something
- Expressing and eliciting preferences
- Expressing obligation, permission and prohibition
- Giving personal information or advice to someone
- Expressing opinions; agreeing, or disagreeing
- Suggesting, and taking a decision
- Asking about/recommending places
- Expressing possibility, probability, certainty
- Expressing similiarities/differences, and contrasts
- Stating hypotheses, making assumptions and suggestions
- Expressing concern, repeating and confirming.

Elementet dhe strukturat gramatikore
Per nje komunikim te sakte nga ana gramatikore me goje dhe me shkrim, sugjerohet te
punohet ne menyre te perqendruar mbi strukturat dhe ceshtjet gramatikore me te
rendesishme te trajtuara gjate tre viteve te gjimnazit:
- Verb Tenses:
Present Tenses, Past Tenses, Future Tenses, Perfect Tenses, Continuous Tenses

- Gerund and Infinitive Verb Patterns:
(She hates washing up. The teacher asked me to revise the topic once again.
- Reported Speech ( positive, interrogative and imperative forms)
- Active and Passive Voice: (present, past, future, perfect)

- Conditionals: (0, 1st, 2nd, and 3rd, verb tenses and their combinations in
conditional sentences)



9

- Modal Verbs (may, might, should, have to, must, could)
- Adjectives (comparison degrees, and different ways of comparisons)
Adjective + preposition combinations
- Prepositions and Idiomatic Prepositional Expressions, and Phrasal Verbs
- Adverbs & Adverbial Clauses (purpose, time, reason, concession, manner,
place)
- Connectors (above all, such as, then, therefore, whereas, instead, furthermore,
however, even so, etc.).
Note to students:
You must think about the language you want to use. It is not enough just to
memorize lists of expressions or to memorise the texts from your coursebook. You
need to be able to adapt your knowledge to the situation. Language is a creative
process.

If you have worked steadily and sensibly during the course then the `Matura Exam'
should come as a surprise to you.


10

Download
GJUHA ANGLEZE (Gjuha e huaj e parë)

 

 

Your download will begin in a moment.
If it doesn't, click here to try again.

Share GJUHA ANGLEZE (Gjuha e huaj e parë) to:

Insert your wordpress URL:

example:

http://myblog.wordpress.com/
or
http://myblog.com/

Share GJUHA ANGLEZE (Gjuha e huaj e parë) as:

From:

To:

Share GJUHA ANGLEZE (Gjuha e huaj e parë).

Enter two words as shown below. If you cannot read the words, click the refresh icon.

loading

Share GJUHA ANGLEZE (Gjuha e huaj e parë) as:

Copy html code above and paste to your web page.

loading