KONGRESI THEMELUES I
SHOQATES MBAREKOMBETARE TE GJEODETEVE SHQIPTARE
"KA
K
RL
L GE
G GA
G
"
19 nentor 2011, Shkup
- R A P O R T
T -
Me 19 nentor 2011 ne Shkup u themelua Shoqata Mbarekombetare e
Gjeodeteve Shqiptare - Karl Gega. Sipas informatave qe posedojme ne, behet
fjale per shoqaten e pare shqiptare me karakter mbarekombetar.
Kongresi themelues i Shoqates Mbarekombetare te Gjeodeteve Shqiptare "Karl
Gega" u mbajt ne restorantin Smira ne Shkup, me fillim ne ora 10.15, ne te cilen
moren pjese gjeodete nga te gjitha trojet shqiptare, pikerisht nga Shqiperia, Kosova,
Maqedonia, Mali i zi dhe Kosova lindore. Edhe pse ishte parapare, shkaku i
mospasjes se kontakteve me gjeodetet shqiptare nga Cameria, ata nuk ishin te
pranishem ne kongres.
Kongresi u realizua me rendin e dites ne vazhdim:
1. Zgjedhja e nje procesmbajtesi dhe dy verifikuesve te procesverbalit nga
Kongresi themelues.
2. Miratimi i rendit te dites.
1 / 4
3. Hapja e Kongresit themelues - fjalime pershendetese.
4. Veshtrim historik mbi jeten dhe veprimtarine e Karl Geges
5. Raport mbi aktivitetet mbi themelimin e Karl Geges
6. Sjellja e statutit te shoqates
7. Sjellja e programit te punes
8. Formimi-zgjedhja e organeve udheheqese te shoqates
o Kryetari
o Keshilli drejtues
o Keshilli per mbikeqyrje
o Gjyqi i nderit
o Komisioni per te dhena statistikore dhe historikun e shoqates
9. Fjalim pershendetes i Kryetarit.
10. Caktimi i vendit dhe kohes per mbajtjen e mbledhjes se Asamblese se
pergjithshme te Shoqates ne vitin 2012
11. Mbyllja e kongresit
12. Prezantime profesionale
o Shehu A., Nikolli P.: Detyrat e shoqates mbarekombetare ne fushen
e hartografise.
o Meha M., Jozo S.: Analiza dhe perspektiva e sistemit te informimit
te tokave dhe kadastrit ne trojet shqiptare dhe ne bote.
o Xhialli A.: Gjendja aktuale e sherbimit gjeodezik ne Shqiperi dhe
masat qe po mer Qeveria Shqiptare per modernizimin e tij ne
kuader te integrimit Europian.
Kongresin e hapi prof.dr. Bashkim Idrizi ne emer te keshillit iniciues dhe organizativ,
qe te vazhdojne fjalimet pershendetese te zevendes drejtorit te Agjencise per
Kadaster te Pasurive te Paluajtshme z. Afrim Uzeiri, drejtorit te Agjencise Kadastrale
te Kosoves prof.dr. Murat Meha, anetarit te bordit drejtues te odes se gjeodeteve te
licencuar te Maqedonise z. Jakup Fetai, dhe leximin e telegrames se derguar nga
prof.dr. Yll Kolonja nga Tirana. Pas fjalimeve pershendetese, Kongresi punimet i filloi
me leximin e disa fjaleve mbi jeten dhe veprimtarine e gjeniut Karl Gega dhe
shpalosjen e raportit mbi aktivitetet e keshillit iniciues gjate periudhes dy vjecare per
jetesimin e idese mbi themelimin e shoqates se gjeodeteve me karakter
mbarekombetar. Inicijativa e pare per themelimin e kesaj shoqate eshte hedhur ne
opinion me 25.07.2009, prej kur keshilli iniciues per themelimin e shoqates ka
punuar ne vazhdimesi deri ne themelimin e saj me 19 nentor 2011 ne Shkup.
N; Kongres u miratua Statuti i shoqates me gjithsej 25 nene dhe programi i punes
njevjecar me gjithsej 15 pika.
Shoqata eshte zotuar te botoje Revisten vjetore profesionale, ku do te trajtohen
ceshtjet profesionale dhe shkencore nga per gjeodezia, hartografia, kadastra dhe
gjeoinformacioni, si dhe do te sherbeje si literature plotesuese per te gjithe gjeodetet
shqiptare.
2 / 4
Kryetari i pare i SHMKGJSH - Karl Gega u zgjodh prof.dr. Bashkim IDRIZI nga
Shkupi, i cili ne fjalimin e tij mes tjerash tha "...Do te jemi gjithnje transparent dhe ne
funksionin tuaj, do te punojme me urtesi, mbarvajtje, transparence, demokraci, te
gjitha tiparet qe i ka sot bota moderne duke shprehur te gjithe lirshem mendimin e
tyre ne forme mjafte demokratike...".
Krahas kryetarit, ne kongres u zgjodhen edhe organet drejtuese te shoqates ne
perberje:
1. Bordi drejtues: 3 nga Shqiperia, 3 nga Kosova, 2 nga Maqedonia, dhe nga 1 prej
Malit te zi dhe Kosoves lindore:
- prof.dr. Ismail Kabashi dhe Sabri Zylfiu, Prishtine
- Arben Xhialli dhe Sokol Allaraj, Tirane
- Kujtim Xhila, Oher
- Daut Bejta, Ulqin
- Muzafer Mustafa, Presheve
- Kryetaret e SHGJSH dhe SHGJK me automatizem
2. Keshilli per mbikeqyrje: nga 1 anetar prej te gjitha trojeve:
- Gezim Bisha, Tirane
- Tush Kolaj, Prishtine
- Jakup Fetai, Tetove
- Fadil Vukaj, Ulqin
- Ibrahim Jonuzi, Presheve
3 / 4
3. Gjyqi i nderit: nga 1 anetar prej te gjitha trojeve.
- Ejup Hamzai, Tirane
- Gani Neziri, Gjilan
- Taxhidin Aliji, Tetove
- Pjeter Dobreci, Ulqin
- Haki Selmani, Presheve
Kongresi vendosi qe Komisioni per te dhena statistikore dhe historikun e shoqates te
formohet ne Kuvendin e ardhshem te shoqates per vitin 2012.
Duhet theksuar se ne te gjitha organet e shoqates eshte parapare nga nje vend per
gjeodetet shqiptare nga Cameria, mirepo shkaku i pamundesise se kontaktit me ta,
vendet e tyre te parapare ne Statut per momentin do te mbeten te zbrazeta.
Kongresin themelues e sponzoruan gjithsej 14 persona fizik/juridik:
Emri
Mbiemri
Kompania
Vlera/sherbimi
Qyteti
Kujtim
XHILA
& Power Production
Incizimi dhe fotografimi i kongresit
Oher
Bashkim
IDRIZI
Si person
Blerja e adreses, perpilimi dhe
Shkup
mirembajtja e ueb faqes
Murat
MEHA
& Agjencia Kadastrale
Printimin e posterave per Kongres
Prishtine
e Kosoves
Taxhidin
ALIJI
Si person
100euro
Tetove
Arben
QERIMI
Si person
50euro
Shkup
Adnan
EMINI
& Motel Smira
Sallen dhe kafe pauzat
Shkup
Zekri
ISLAMI
Geo Office
100euro
Gostivar
Abdulbari
HALILI
Geo Biro
100euro
Gostivar
Muzafer
MUSTAFA
Geo Info
300euro
Prishtine
Jakup
FETAI
Geoplan JF
12000denare (195euro)
Tetove
Alija
ALIU
Geodezis
6000denare (98euro)
Tetove
Abdullah
SHABANI
Intershped
300euro
Prishtine
Ylber
SHABANI
& GeoTech Albania
100euro
Tirane
Daut
BEJTA
Si person
50euro
Ulqin
Ne fund te takimit, pjesemarresit ne kongres unanimisht vendosen qe mbledhja e
asamblese se pergjithshme per vitin 2012 te mbahet ne Prishtine ne muajin shtator
ose tetor.
Prof.Dr. Bashkim IDRIZI, Kryetar i SHMKGJSH - Karl Gega
shmkgjsh.kg@gmail.com
www.karl-gega.org
4 / 4