This is not the document you are looking for? Use the search form below to find more!

Report home > Education

Rregullat e reja

5.00 (1 votes)
Document Description
rregullat e reja per patent shofer
File Details
  • Added: October, 12th 2012
  • Reads: 294
  • Downloads: 0
  • File size: 102.35kb
  • Pages: 13
  • Tags: rregullat e reja, patent shofer, testi b
  • content preview
Submitter
  • Name: arbnor
Embed Code:

Add New Comment




Related Documents

E-Learning

by: rika, 12 pages

The American Society for Trainers and Development (ASTD) defines e-learning as “instructional content or learning experiences delivered or enabled by electronic technology”.Electronic ...

PLASMA LEVELS OF VITAMINS A, E AND CAROTENE IN COWS IN LATE PREGNANCY AND IN THEIR FOETUSES

by: shinta, 5 pages

Experiments involving 20 cows in late pregnancy and their foteuses aged 8-9 months were conducted to study the blood plasma content of the vitamins A. E and carotene and the liver vitamin ...

Plasma Vitamin A, E, and Beta Carotene Levels in Adult Post-Partum Algerian Women

by: shinta, 4 pages

itamins A and E are essential for foetal growth, reproduction. and lactation. In this article we report the results of a study. Lead in three Eastern Algeria cities , that involved 786 post-

Serum Progesterone, Vitamin A, E, C and Beta Carotene Levels in Pregnant and Nonpregnant Cows Post-Mating

by: shinta, 4 pages

The aim of the study was to detect the progesterone, vitamin A, E, C and ß-carotene levels in blood serum and the relationship between them in pregnant and nonpregnant cows after ...

Possible Prophylactic Effects of Vitamin E or Lycopene Treatment on Renal Toxicity Induced by CCL Administration in Albino Rats

by: shinta, 10 pages

The main purpose of this study was to evaluate whether vitamin E (40mg/kg) or lycopene (1 mg / kg) treatments for 4 weeks are effective in preventing renal toxicity in male rats due to carbon ...

Emerging Strategies for Effective E-Learning Solutions

by: shinta, 56 pages

Most simply defined as “Internet-enabled learning” (Cisco, 1999) it is the ascendant form of electronic learning. But this simple description does not adequately address the ...

The effects of self-regulated learning strategies and system satisfaction regarding learner's performance in e-learning environment

by: shinta, 16 pages

An e-learner’s characteristics are very important variables with regards to educational performance and the e-learning environment. This study suggests a research model, based on a ...

University of Kent e-Learning Strategy 2007

by: shinta, 15 pages

This e-learning strategy has been developed by the University e-learning strategy group and is informed by the 2006 paper ‘Towards an e-learning strategy’ which provided clear ...

e-Learning Strategy 2005 - 2010

by: shinta, 15 pages

The University of Bristol’s E-Learning Strategy provides a focus for University-wide development over the period 2005-10. Through the use of appropriate technology, the aim is to enhance ...

Approaches taken by Australian universities to documenting institutional e-learning strategies

by: shinta, 9 pages

The way in which a university communicates a strategy that it is attempting to implement to its staff can have an important bearing on the effectiveness of the strategy. However, there ...

Content Preview
KAPITULLI I
DISPOZITAT E PERGJITHSHME

Neni 3

3.1. Perkufizimet e nocioneve te perdorura ne kete Ligj nenkuptojne:

78) "Ndalje" - nenkupton cdo nderprerje e levizjes se mjetit ne rruge ne
kohezgjatje deri tre minuta ,pos nderprerjes e cila behet per te vepruar sipas
shenjes apo rregulles me te cilat rregullohet komunikacioni;
9) "Parkimi" - nenkupton cdo nderprerje te levizjes se mjetit ne rruge ne
kohezgjatje me shume se tre minuta, pos nderprerjes e cila behet per te vepruar
sipas shenjes apo rregulles me te cilat rregullohet komunikacioni

KAPITULLI V

RREGULLAT E KOMUNIKACIONI

4. LEVIZJA E MJETEVE
Neni 49.

49.3. Shoferi obligohet te ngas sa me afer qe eshte e mundur skajit te djathte te
rruges.
Nese shiritat jane te shenuar, shoferi duhet te ngas mjetin neper mesin e
shiritit te komunikacionit.

Neni 53

53.2. Gjate kohes se levizjes mbrapa, ne mjet duhet te jene te ndezur te gjithe
treguesit e drejtimit.

5. SHPEJTESIA

Neni 56


56.1. Shpejtesia me e madhe e lejuar brenda zonave te banuara eshte 50 km/h, ne
qofte se me shenja te komunikacionit nuk eshte e percaktuar ndryshe.

Neni 57.

57.1. Ne rruge jashte zonave te banuara shoferit nuk i lejohet me mjet te levize me
shpejtesi me te madhe se eshte e caktuar me shenje te komunikacionit, e me se
shumti:
a) ne autostrade - 130 km/ore;
b) ne rruge te rezervuar per komunikacion te mjeteve motorike - 110
km/ore;

Neni 58.

58.1. Shpejtesia e levizjes se mjeteve ne rruge kufizohet:

1


e) ne 30 km/h per mjetet me mekanizma te qitura perpara me shume se 1.5 m, e
matur prej uleses se shoferit (ne 30 km/ore brenda zonave te banuara,
perkatesisht ne 60 km/ore jashte zonave te banuara).

58.2. Perjashtimisht nga paragrafi 1 i ketij neni, ne autostrade, rruge te rezervuar
per komunikacion te mjeteve motorike dhe rruge te shpejte shpejtesia per
keto mjete kufizohet:
a) ne 100 km /h per autobuse me masen me te madhe te lejuar mbi 12000
kg, pervec autobuseve te cilet transportojne grupe te organizuar femijesh,
b) ne 85 km /h per mjetet e transportit me masen me te madhe te lejuar mbi
12000 kg, pervec mjeteve te cilat transportojne materie te rrezikshme,
c) ne 80 km/h per mjetet e transportit me mjetet bashkangjitese.

10. TEJKALIMI DHE ANASHKALIMI

Neni 72

72.2. Ne rast te tejkalimit te mjetit dy-rrotash ose kolone te kembesoreve, distanca
anesore e sigurise nuk duhet te jete me e vogel se 1 m.

Neni 78


78.1. Shoferi i mjetit qe levize ngadale duhet te terhiqet ne maksimum ne anen e
djathte dhe nese eshte e nevojshme sa me shpejt qe te jete e mundur, te ndalet
ne qofte se prapa tij formohet kolona me teper se 5 mjete, ne menyre qe te
lehtesoj levizjen e mjeteve te shpejta, kur per nje gje te tille ka mundesi.

Neni 79


79.1. Shoferi i mjetit qe tejkalon mjetin ne te cilin behet aftesimi i kandidateve per
shofer apo levize pas tij, duhet te kete kujdes te shtuar.

Neni 80

80.1. Ndalohet tejkalimi:
c) drejtperdrejt para dhe ne vendkalim te rruges mbi binar hekurudhor ose
binar te tramvajit ne nivel.

Neni 81

81.1. Ndalohet tejkalimi:
d) me shume se dy mjete, te cilat nuk perbejne nje kolone ne kuptimin e
ketij ligji;

Neni 86

86.3. Lejohet tejkalimi i mjeteve te cilat nuk mund te zhvillojne shpejtesi me te
madhe se 30 km/h ne rruge te rrafshet dhe te mjeteve te cilat nuk

2

konsiderohen mjete motorike ne vije te plote gjatesore edhe ne rastet e
ndaluara me shenje te komunikacionit me kusht qe nuk rrezikon dhe pengon
pjesemarresit tjere ne komunikacion.

12. NDALJA DHE PARKIMI
Neni 95

95.1. Lejohet ndalja ose parkimi i mjetit ne trotuar, me dy rrotat anesore apo me rrotat e
nje boshti te mjeteve me mase te pergjithshme deri 3.5 tona, me kusht qe:
a) ne segmentin e caktuar rrugor ndalja apo parkimi nuk ndalohet;
b) gjeresia e trotuarit qe mbetet ne dispozicion te kembesoreve eshte e tille qe
nuk e pengon levizjen e kembesoreve dhe nuk eshte me e vogel se 1.5 metra;

Neni 96

96.1. Ndalohet ndalja ose parkimi i mjetit:

b) ne tunel, ne nenkalime, ne mbi kalime, nen ure dhe mbi ure dhe ne
distance me te vogel se 15 metra nga tuneli, nenkalime dhe ne mbi
kalime, nen ure dhe mbi ure;
i) ne distance me te vogel se 10 metra nga ana e perparme e shenjes apo
sinjalit te komunikacionit, nese keto do te mbuloheshin nga mjeti;
o) ne pjesen e rruges ku gjeresia e kalimit te lire prej mjetit te ndalur ose te
parkuar deri te vija e plote gjatesore e mesit e shenuar ne rruge do te ishte
me e vogel se tre metra perkatesisht deri te skaji tjeter i rruges me e vogel
se kater metra.

Neni 97

97.1. Ndalohet parkimi i mjeteve:

d) brenda zones se banuar, mjeti apo bashkesia e mjeteve me mase te
pergjithshme me shume se 7,5 tona apo me gjatesi qe tejkalon 12 metra,
jashte vendit te shenuar per parking te destinuara per keto mjete;
f) ne vend ndalje ose siperfaqe te zgjeruar jashte shiritit te komunikacionit
te mjeteve te cilat kryejne transportin publik te udhetareve te cilat jane te
shenuar me shenja perkatese te komunikacionit.

Neni 103

103.2.
a) ne autostrade ose rruge te rezervuar per komunikacion te mjeteve
motorike me ane te: shenjes me te cilin shenohet mjeti i ndalur ne rruge
(trekendeshi i sigurise), ndezja e gjithe treguesve te drejtimit, dhe nese
mjeti nuk eshte i pajisur me gjithe treguesit e drejtimit duhet ti ndez
dritat e pozicionit;

3

b) duke vendosur trekendeshin e sigurise ne distance prej 100 metra pas
mjetit trekendeshi i tille duhet te vendoset ne rruge, varesisht se ku
mjeti eshte i ndalur;
c) ne rruge te tjera: jashte zones se banuar me ane te vendosjes te
trekendeshit te sigurise, ne distance prej 30-50 metra pas mjetit dhe
duhet ndezur te gjithe treguesit e drejtimit, nese treguesit nuk jane ne
dispozicion, duke i ndezur dritat e pozicionit;
d) brenda zones se banuar, me ane te ndezjes se te gjithe treguesve te
drejtimit dhe nese treguesit nuk jane ne dispozicion, duke i ndezur
dritat e pozicionit dhe duke vendosur trekendeshin e sigurise pas mjetit
ne distance te sigurt qe mundet lehte te verehet ose ne lartesi jo me
shume se 1 meter.

15. TERHEQJA E MJETIT TE PRISHUR (DEFEKT)
Neni 113

113.5. Ne te dy mjetet gjate terheqjes duhet te jene te ndezur te gjithe treguesit e
drejtimit nese jane te instaluar ne mjet.

113.6. Distanca ne mes dy mjeteve nuk duhet te jete me e vogel se 3 m kur
perdoret lidhja e ngurte (me bige) dhe nga 4 deri ne 6 m, ne rast te lidhjes
fleksibile, te shenuar me shirita te bardhe dhe te kuq.

16. PERDORIMI I DRITAVE NE KOMUNIKACION

Neni 122


122.1. Shoferi i mjetit motorik gjate ngasjes diten, duhet t'i kete te ndezura dritat e
dites ose dritat e shkurtra.

Neni 123

123.4. Shoferi i mjetit mund te perdor dritat e mjegulles, kur kufizimi i
dukshmerise eshte 50 metra. Kur dukshmeria te permiresohet, shoferi i
mjetit duhet qe menjehere ti ndal keto drita.

Neni 124

124.3. Rregullat nga neni 118 te ketij ligji nuk zbatohen, gjate ndaljes se mjetit e cila
vjen si shkak i rregullave te komunikacionit rrugor. Nese ndalja zgjat me
shume se 1minute, lejohet te ndalen dritat e shkurta te mjetit, nese para

dhe pas tij, ne te njejtin shirit te komunikacionit ekzistojne te ndalura
mjete tjera.


18. KOMUNIKACIONI I BICIKLETAVE, CIKLOMOTORVE
DHE MOTOCIKLETAVE
Neni 131

131.1. Shfrytezimi i trotuarit ose shtegut per kembesore, shoferit te bicikletes i
lejohet ne raste te jashtezakonshme kur personi kujdeset per femijen deri ne
moshen 10 vjecare, qe eshte duke drejtuar bicikleten.


4

132.1. Shoferi i cili drejton ciklomotorin dhe motocikleten dhe personat te cilet
barten ne keto mjete, duhet te mbajne helmeten mbrojtese gjate ngasjes ne
rruge. Helmeten mbrojtese gjate drejtimit ne rruge duhet ta mbaj edhe
shoferi i bicikletes nese eshte me i ri se 16 vjet.

19. KOMUNIKACIONI I QERREVE DHE LEVIZJA E BAGETIVE

Neni 133

133.2. Distanca ne mes qerreve qe levizin nuk duhet te jete me e vogel se 100 m.
137.1. Ndalohet drejtimi (kalerimi) i kafshes:
c) ne rruge publike gjate kohes me pashmeri te kufizuar;
e) ne rruget rajonale dhe lokale nga personi i cili nuk i ka mbushur 10 vjet.

Neni 138

138.2. Personi qe nget kafshet duhet:
b) qe gjate periudhes se dukshmerise se kufizuar te bart nje drite te bardhe
qe shihet prej nje distance se paku 150 metra.
139.4. Gjatesia e kopese se kafsheve nuk lejohet te jete me e madhe se 50 metra,
ndersa ne mes tyre duhet te ekzistoj distanca se paku prej 50 metra.

20. LEVIZJA E KEMBESOREVE

Neni 141


141.5. Shfrytezimi i shtegut te percaktuar per levizje te bicikletave, nga ana e nje
kembesori, lejohet vetem nese nuk ekziston trotuari, bankina dhe
shfrytezimi i tyre nuk eshte i mundshem. Kembesori qe shfrytezon shtegun
e bicikletes, me perjashtim te personave me aftesi te kufizuar, eshte i
obliguar qe t'ia leshoj rrugen ciklistit.

Neni 142

142.2. Femija deri ne moshen 7 vjecare, lejohet te shfrytezoj rrugen vetem nen
mbikeqyrjen e personit qe eshte se paku i moshes 10 vjecare dhe te barte
elemente retroreflektuese me perjashtim brenda zonave te banuara.

Neni 143

143.1. Kolona e kembesoreve, me perjashtim te kembesoreve deri ne moshen 10
vjecare, iu lejohet te levizin vetem ne anen e djathte te rruges.

143.2. Numri i kembesoreve te cilet ecin krah per krah ne grup, nuk duhet ta
tejkalojne numrin prej 4 vetash ashtu qe grupi mos ta ze me shume se
gjysmen e rruges" .


5

143.3. Kolona e kembesoreve e moshes deri 10 vjecare mund te ecin ne rruge
vetem ne cift dhe nen mbikeqyrjen e se paku nje personi mbi 18 vjec.

143.4. Gjatesia e kolones se kembesoreve nuk mund te tejkaloj 50 meter-shin.
Distanca ndermjet kolonave nuk mund te jete me e vogel se 100 metra.

Neni 144

144.1. Nese kolona e kembesoreve ecen nen kushte te kufizuara te pashmerise:
b) ne kolonen prej 20 metra e me gjate, personat e permendur ne piken 1
obligohen qe te veshin ose bartin elemente reflektuese me parametra
standarde dhe pervec kesaj, personat qe ecin ne anen e majte te kolones
obligohen qe te bartin drite te bardhe ne menyre te tille, qe distanca ne
mes tyre nuk eshte me shume se 10 metra;
c) drita, llambat dhe dritat reflektuese, duhet te jete e dukshme nga nje
distance jo me e vogel se 150 metra.

Neni 145

145.1. Ndalohet:
a) per kembesoret qe ecin ne kolone, te cilet levizin ne kushtet me
dukshmeri te kufizuar.
b) per kembesoret deri ne moshen 10 vjecare, qe te levizin nen kushte te nje
dukshmerie te kufizuar;
c) per personin e moshes me te re se 18 vjet qe te udheheq kolonen e
kembesoreve.

Neni 147

147.1. I ndalohet kembesorit:
a) hyrja ne rruge drejtperdrejt para mjetit ne levizje, perfshire vendkalimin
e kembesoreve dhe mbrapa mjetit ose pengese tjeter qe kufizon
dukshmerine e rruges;
b) kalimi i rruges ne vendin ku dukshmeria e rruges eshte e kufizuar;
c) ngadalesimi i shpejtesise se te ecurit ose ndalja pa arsye gjate kalimit te
rruges apo binareve hekurudhore;
e) vrapimi i paarsyeshem;
f) ecja pergjate vijes hekurudhore;
g) hyrja brenda vijes se hekurudhes kur gjysme-barrierat ose barrierat jane
te leshuara poshte ose ulja e tyre vec ka filluar
h) kalimi i rruges ne vendin ku mekanizmat ose pengesat per siguri ndajne
shtegun e kembesoreve ose trotuarin nga rruga, pa marr parasysh ne
cilen ane jane ato te vendosura.

21. OBLIGIMET E SHOFEREVE NDAJ KEMBESOREVE

Neni 151

151.2. Rregulla ne paragrafin 1 te ketij neni zbatohet gjithashtu edhe gjate ngasjes
ne sheshe, ku per arsye se nuk ka rruge te ndara dhe trotuare levizja e mjeteve dhe
e kembesoreve behet ne te njejten siperfaqe.

6


Neni 152

152.1. Ne rast kur rruga kalohet nga personi (kembesori), me aftesi te kufizuar qe
mban shenje dalluese ose nga personi me levizshmeri te kufizuar qe eshte e
dukshme, personat e moshuar, personat e paafte dhe femijet, shoferi obligohet te
ndal mjetin, ne menyre qe ti mundeson atij personi qe te kaloj rrugen.

22. KOMUNIKACIONI NE KALIMIN E RRUGES NEPER VIJEN
HEKURUDHORE

Neni 155

155.2. I ndalohet shoferit:

a) te kaloj anash gjysme barrierat ose barrierat dhe te hyj ne kalimin e rruges neper
vijen hekurudhore nen rrethanat kur ulja e gjysme barrierave ose barrierave vec ka
filluar ose ngritja e gjysme barrierave apo barrierave nuk ka perfunduar;
b) hyj, ne kalimin e rruges neper vijen hekurudhore, nese nuk ka ne dispozicion
hapesire te mjaftueshme ne anen tjeter te kalimit per vazhdimin e levizjes;
c) kaloj mjetin duke pritur hapjen e gjysme-barrierave ose barrierave.

Neni 156

156.2. Shoferi qe drejton mjetin ose bashkesine e mjeteve me gjatesi qe tejkalon 10
m., qe nuk mund te zhvilloj shpejtesine me te madhe se 6 km/ore, obligohet qe
para se te hyj neper kalimin e rruges neper vijen hekurudhore, te siguroj qe ne
vendkalim nuk do te vjen mjeti i cili levize neper binar, gjate kohes se nevojshme
per kalimin ose qe te kerkoj ndihme nga personi i cili siguron vendkalimin mbi
hekurudhe.

23. KOMUNIKACIONI NE AUTOSTRADE, RRUGE TE SHPEJTA
DHE RRUGE TE REZERVUARA PER MJETET MOTORIKE

Neni 157

157.2. Ne autostrade ndalohet edhe levizja e mjeteve motorike te cilat per nga vetit
e veta te konstruksionit nuk mund te levizin me nje shpejtesi prej te pakten 60
km/h, perjashtimisht mjetet nen percjelle, me perparesi kalimi dhe mjetet e
Trupave Mbrojtese te Kosoves.

Neni 159

159.4. Ne rast te bllokimit te komunikacionit ne autostrade mjetet motorike duhet
t'ia mundesojne levizjen e mjeteve me perparesi kalimi dhe nen percjellje, duke
lene hapesire dhe duke u skajuar ne te djathte ose ne te majte te shiritit te
komunikacionit.


7

25. MJETET NEN PERCJELLJE

Neni 162

162.2. Mjetet nen percjellje duke pasur kujdes ne sigurine e pjesemarresve tjere te
komunikacionit kane te drejten e perparesise se kalimit kundrejt te gjitha mjeteve
tjera pervec ne kryqezim ku komunikacioni rregullohet me shenjat e personit te
autorizuar.

26. MJETET ME PERPARESI KALIMI

Neni 165

165.4. Mjetet me perparesi kalimi kane te drejten e perparesise kalimi kundrejt te
gjithave mjeteve tjera, pervec ndaj mjeteve nen percjelle dhe ndaj mjeteve qe
levizin neper kryqezim i cili rregullohet me shenja te personit te autorizuar.

27. NGARKESA NE MJET

Neni 171

171.2. Ngarkesa ne mjet duhet te vendoset ne menyre te tille dhe sipas nevojes te
perforcohet e te mbulohet ne menyre qe:
d) te mos krijoj zhurme te tepert dhe te mos derdh derivate neper rruge;

Neni 177

177.1. Ne biciklete, ciklomotor dhe motociklete nuk lejohet bartja e sendeve me
gjeresi me te madhe se 0,5 metra nga dy anet e mjetit.

28. BARTJA E PERSONAVE ME MJET

Neni 184

184.1. Shoferit te vetures nuk i lejohet qe ne uleset e para ta bart personin i cili
eshte nen ndikim te alkoolit ose drogave, femijet me te ri se 12 vjet, ndersa ne
ulesen e prapme as femijen me te ri se 5 vjet, pervec kur ne ulesen e prapme e

ka te perforcuar ulesen e femijes, ne te cilen femija duhet te jete i lidhur ose nen
mbikeqyrje te personit mbi 18 vjet.

Neni 185

185.1. Gjate kohes se levizjes se mjetit nuk lejohet qe personat te kercejne, ti hapin
dyert dhe te dalin me pjese te trupit jashte mjetit, te ulen ne dritare (neper dasma
ose ndonje ceremoni te ngjashme), ne pjeset e jashtme te mjetit ose ne mjetet
bashkangjitese te traktorit.



8


29. MJETET PER MIREMBAJTEN E RRUGEVE

Neni 194

194.2. Shoferi i mjetit te permendur ne paragrafin 1 nese nuk pengon ose rrezikon
komunikacionin mund te mos i zbatoi rregullat qe kane te bejne me levizjen ne
rruge nese:
a) ne rruge njekateshe dhe jashte zonave te banuar dhe gjate pastrimit te bores,
eshte e mundshme qe mjeti te leviz afer anes se majte te rruges ne drejtim te
levizjes;
b) ngasja ne trotuar lejohet vetem nese siguria e kembesoreve eshte e siguruar.

Neni 195

195.1. Shoferi i mjetit te permendur ne Nenin 194 mund te shfrytezoj autostraden
apo rrugen e rezervuar per komunikacion te mjeteve motorike edhe nese mjeti
nuk eshte mjet motorik ose dizajni i tij nuk e ben te mundur qe te zhvilloj
shpejtesine mbi 60 km/ore.


30. RREGULLI DHE SIGURIA NE RRUGE

Neni 197

197.1. Shoferi gjate ngasjes se mjetit duhet te mbaj me veti dokumentet si vijon:
a) patente shoferin;

b) lejen e komunikacionit;
c) autorizimin nese nuk eshte pronar i mjetit, nese perdoret si mjet komercial
(taksi, auto-shkolla ose te ngjashme);
d) polisen e sigurimit;
e) certifikata e kualifikimit per raste te vecanta duke perfshire licencen per shofer
instruktor, certifikaten e ADR ose certifikata te tjera te percaktuara me ligj;
f) certifikaten e vlefshme shendetesore, kur me ligj parashikohet posedimi i saj.

Neni 198

198.1. Nese personi i cili bartet ne mjet nuk i perdore rripin e sigurise, pergjegjesia
bie mbi shoferin e mjetit, me perjashtim nese personi i cili bartet ne mjet eshte i
moshes madhore.

Neni 199

Detyrim per te perdorur rripin e sigurise nuk zbatohet per:
a) personin qe posedon me certifikate mjekesore qe verteton kunder-indikacione
per perdorimin e rripave te sigurise;
b) gruan shtatzene, kur shtatzenia shihet;
c) instruktor- shoferin apo ekzaminerin gjate aftesimit apo ekzaminimit;

9

d) policin apo personelin tjeter te autorizuar gjate transportimit te personave te
arrestuar;
e) personat per sigurimin e personave zyrtar (trup-rojet);
f) personelin e sherbimit mjekesor gjate ndihmes se pare dhe aktiviteteve
emergjente;
g) rojen qe eshte duke bartur nje shume te konsiderueshme te parave te gatshme;
h) personin e semure apo te marre qe bartet ne lese apo uleseve te invalideve;
i) ne mjetin e pajisur me rripa te sigurise, femija i moshes deri 12 vjecare.

31. VENDOSJA E SHENJAVE, DEKORACIONEVE
SI DHE PERKUJDESJA NDAJ MJETIT

Neni 200

200.1. Ndalohet:
e) te vendos xhamat e erret ne mjet.

KAPITULLI I VI
1. DETYRAT NE RAST AKSIDENTIT TE KOMUNIKACIONIT

Neni 206

206.1. Shoferet, pjesemarresit e aksidentit te komunikacionit, ne te cilen eshte
shkaktuar nje dem me i vogel material ne mjete, kane per detyre qe menjehere te
menjanojne mjetet nga rruga, te mundesojne zhvillim te papenguar te
komunikacionit, te plotesojne dhe te nenshkruajne "Informacionin evropian" te
aksidentit apo ne ndonje menyre tjeter te shkembejne te dhenat personale dhe te
dhenat per mjet.

206.2. Shoferet, nga paragrafi 1 i ketij neni, nuk duhet te lene vendin e aksidentit te
komunikacionit derisa te mos e kene plotesuar dhe nenshkruar "Informacionin
evropian" apo ne ndonje menyre tjeter derisa ti shkembejne te dhenat personale
dhe te dhenat per mjetet.

206.3. Ne rast te aksidentit te komunikacionit me nje dem me te vogel material,
kur ne vendin e aksidentit nuk ndodhet pronari i mjetit ose pronari i nje sendi
tjeter te demtuar, shoferi ka per detyre qe pronarit te mjetit ose te nje sendi tjeter te
demtuar ti le te dhenat per veten dhe per mjetin me te cilin ka shkaktuar
aksidentin e komunikacionit.

KAPITULLI IX
SHOFERET

1. KUSHTET PER DREJTIMIN E MJETIT

Neni 225

225.4. Shoferit te mjetit motorik gjate kohes se ngasjes nuk i lejohet perdorimi i
telefonit te dores (mobil) e as pajime te tjera te cilat do ta zvogelonin mundesin e
reagimit dhe ngasjes se sigurt te mjetit.

10

Download
Rregullat e reja

 

 

Your download will begin in a moment.
If it doesn't, click here to try again.

Share Rregullat e reja to:

Insert your wordpress URL:

example:

http://myblog.wordpress.com/
or
http://myblog.com/

Share Rregullat e reja as:

From:

To:

Share Rregullat e reja.

Enter two words as shown below. If you cannot read the words, click the refresh icon.

loading

Share Rregullat e reja as:

Copy html code above and paste to your web page.

loading