This is not the document you are looking for? Use the search form below to find more!

Report home > Education

Streptokoku

2.36 (11 votes)
Document Description
Streptokoku pergatitur nga Anjeza Coku
File Details
  • Added: January, 09th 2010
  • Reads: 2065
  • Downloads: 40
  • File size: 244.57kb
  • Pages: 31
  • Tags: streptokoku, mikrobiologji, bakteriologji
  • content preview
Submitter
Embed Code:

Add New Comment




Content Preview
Pergatiti: Anjeza Çoku

Streptokoket dhe Enterokoket


STREPTOKOKET

Karakteristikat e grupit
MORFOLOGJIA
Streptokoket ngjyrosen lehtesisht me ngjyryes te zakonshem, duke vene ne dukje qelizat
koksike, te cilat ne pergjithesi jane te vogla dhe me te menjanuara ne forme sesa
stafilokoket. Ne pergjithsi jane te organizuara ne zinxhire me qeliza ovale qe lidhen mes
tyre ne funde, kjo per shkak se ato ndahen ne nje plan dhe tentojne te qendrojne te
lidhura. Gjatesia e tyre mund te varioje nga nje cift i vetem deri ne zinxhire te
vazhdueshem prej me shume se 30 qelizash, kjo ne varesi te species dhe te kushteve te
rritjes. Streptokoket me rendesi mjekesore nuk jane te ndjeshem ndaj acideve, nuk
formojne spore dhe jane te palevizshem. Disa prej tyre formojne kapsula te perbera nga
komplekse polisaharidesh ose acidi hialuronik.

KARAKTERISTIKAT BIOKIMIKE DHE KULTURALE
Streptokoket rriten me se miri ne media te pasuruara dhe ne kushte aerobike ose
aneerobike (fakultative).
Rritja e shumices se tipeve rritet si rezultat i pranise se dioksidit te karbonit. Preferohet
agar gjaku pasi kenaq kerkesat per rritje dhe ne te njejten kohe sherben si indikator per
hemolizen. Kolonite jane te vogla dhe variojne deri ne 2 mm ne diameter dhe mund te
rrethohen nga nje zone ku eritrocitet suspente ne agar jane hemolizuar. Kur kjo zone
eshte e qarte, kjo gjendje quhet ?-hemoliz.
Kur rezultati eshte jo i qarte (hemolize jo e plote), me nje dekolorim jeshil te agarit, quhet
?-hemoliz. Streptokoket jane metabolikisht aktive, duke atakuar nje varietet
karbohidratesh, proteinash dhe aminoacide. Fermentimi i glukozes con me se shumti ne
prodhimin e acidit laktik. Ne kundershtim me stafilokoket, streptokoket jane katalaze
negative.


1


KLASIFIKIMI
Nga fundi i shekullit te 20-te, nje klasifikim i bazuar ne testet hemolitike dhe ato
biokimike nuk ishte i mjaftueshem per te lidhur disa specie streptokoku me infeksionet qe
haseshin tek njerezit dhe tek kafshet. Rebecca Lancefield, e cila demostroi ekstraktet e
antigeneve karbohidrate ne murin qelizor te streptokokeve ?-hemolitik, e vendosi kete
taksonomi ne nje baze te sigurte. Studimet e saj perbejne nje klasifikim me ane te
serogrupeve (psh A, B, C), ku secili prej tyre eshte i lidhur me nje specie te dhene. Me
vone u zbulua qe disa streptokoke jo hemolitik kishin te njejtet antigene te murit qelizor.
Me kalimin e viteve u be e qarte se posedimi i njerit prej antigeneve Lancefield
percaktonte nje segment vecanerisht virulent te gjenit streptokokal, pavaresisht
karaktristikave hemolitike. Keto quhen streptokoket piogjenik. Pediatret e njohin
menjehere GBS si nje akronim per grupin e streptokokeve B, por mund te ngaterrohen
nga perdorimi i emrit, Streptococcus agalactiae (Tabela 17 – 1).
Per qellime praktike, tipi i hemolizes dhe disa reaksione te caktuara biokimike
mbeten te vleresuara persa i perket njohjes fillestare si dhe klasifikimit te hamendesuar te
streptokokeve, si nje indikator se cfare teste taksonomike te metejshme do te kryhen.
Keshtu qe ?-hemoliza tregon qe lloji ka nje prej antigjeneve te grupit Lancefield, por qe
disa lloje Lancefield pozitive mund te jene ?-hemolitik ose edhe jo hemolitik.
Streptokoket mund te klasifikohen si me posht: (1) streptokoket piogjenik (grupet
Lancefield); (2) pneumokoket; (3) viridans dhe streptokoke (shiko tabelen 17–1).

Streptokoket Piogjenik
Nder grupet Lancefield, grupet qe izolohen me shume tek njerezit jane grupet A, B,
C, F dhe G. Nga keto grupe, grupi A (S. pyogenes) dhe B (S. agalactiae) jane shkaktaret
me frekuent te semundjeve serioze. Grupi D eshte hasur ne gjinin Enterococcus.

Pneumokoket
Kjo kategori permban nje specie te vetme, S. pneumoniae, e quajtur rendom pneumokok.
Karakteristika dalluese e tij eshte prania e kapsules se perbere prej polimereve
polisaharid, te cilet ndryshojne nga specifikimi antigjenik. Jane percaktuar me shume se
90 imunotipe kapsulare. Edhe pse qeliza e pneumokokut ndan me te tjere streptokoke

2

disa prej antigeneve te zakonshem, ajo nuk permban asnje antigen te grupit Lancefield. S.
pneumoniae eshte ?-hemolitik.

Viridans dhe te tjere Streptokok
Streptokoket Viridans jane ?-hemolitik dhe nuk kane as antigenet karbohidrate te grupit,
as polisaharidet kapsulare te pneumokokut. Termi perfshin specie te ndryshme, sikurse S.
salivarius dhe S. mitis. Streptokoket Viridans permbajne pjesetare te flores orale normale
humane. Ata rralle shfaqin cilesi invazive. Nje varietet i streptokokeve te tjere mund te
kete mungese te karakteristikave te streptokokeve piogjenik apo te pneumokokeve; ata
duhet te klasifikoheshin me grupin viridans, duke perjashtuar faktin qe nuk jane ?-
hemolitik. Zakonisht tipeve te tilla u vihet termi deskriptiv streptokok johemolitik ose
streptokok mikroaerofilik. Eshte verejtur qe ne pergjithsi kane te njejten sjellje biologjike
sikurse streptokoket viridans.


Tabela 17.1
Klasifikimi i Streptokokeve dhe i Enterokokeve
Speciet
Termi i
Hemoliza Proteina
Kapsula Faktoret virulente Semundja
zakons
siperfaqesore
hem
Streptococcus
Strep
?
M protein (80
Ac.
M protein, ac.
Impetigo,infeksi
pyogenes
grup A,
+)
Hialuro
leipoteichoic,
one piogjenike,
Gaz
-nik
eksotoksin
shock toksik,
piogjenike
ethe
streptokoksike,
reumatizmale,
streptolizin O,
glomerulonefrit.
streptokinase.






















Streptokoket e grupit A (Streptococcus pyogenes)
B A K T E R I O L O G J I A

3


MORFOLOGJIA DHE RRITJA
Streptokoket e grupit A shfaqen ne menyre tipike ne lesionet purulente ose ne kulturat me
leng mishi si qeliza sferike ose vezake, te grupuara ne zinxhire te shkrurter me gjatesei
mesatare (4 deri ne 10 qeliza). Ne pjatat e agar gjakut, kolonite ne pergjithsi jane
kompakte, te vogla dhe te rrethuara nga nje zone mjaft e qarte ?-hemolitike prej 2-3 mm.
? –hemoliza shkaktohet si nga streptolizina S dhe streptolizina O, ku te dyja prodhohen
nga shumica e tipeve te grupit A. Tipet qe nuk kane streptolizin S jane ? –hemolitik
vetem ne kushte anaerobike, per shkak se streptolizina O e mbetur nuk eshte aktive ne
prani te oksigjenit. Kjo karakteristike nuk ka ndonje rendesi praktike, pasi tipe te tilla do
te humbisnin kur te inkuboheshin vetem ne kushte aerobike.

STRUKTURA
Struktura e streptokokeve te grupit A ilustrohet ne Figure 17–1. Muri qelizor ndertohet
mbi nje matriks peptidoglikani, i cili mundeson rigiditet sikurse edhe ne baktere te tjera
Gram-pozitive. Ne mes te ketij matriksi shtrihet grupi i antigeneve te karbohidrateve, i
cili sipas identifikimeve rezulton prezent ne te gjitha streptokoket e grupit A. Nje numer i
molekulave te tjera sikurse eshte proteina M dhe acidi lipoteikoik (LTA) jane te atacuar
tek muri qelizor, por zgjerohen edhe jasht saj duke u lidhur shpesh me pile ne forme
floku. Streptokoket e grupit A ndahen ne me shume se 80 serotipe, bazuar ne diferencat
antigjenike ne proteinen M. Disa tipe kane nje kapsule mbuluese joantigjenike te acidit
hialuronik.

Proteina M
Proteina M ne vetvehte eshte nje molekule fibroze. Me strukture homologe me miozinen.
Fundi karboksilik rrenjoset ne peptidoglikanin e murit qelizor dhe zonat amino-fundore
dalin jasht siperfaqes. Specifitetii me shume se 80 serotipeve te proteines M percaktohet
nga variacionet e sekuences aminike te pjese amino-fundor te molekules. Per shkak te
kesaj vendosjeje, kjo pjese e proteines M eshte gjithashtu me e mundshmja persa i perket
surveliances imune. Pjesa e mesit te molekules eshte me pak e ndryshueshme dhe disa
rajone karboksilike fundore konservohen pergjate shume tipeve M. Ka nje evidence ne
rritje qe disa prej funksioneve biologjike me te njohura te proteines M mund ti atribohen

4

domeneve specifike te molekules. Kjo perfshin si antigjenitetin edhe kapacitetin per te
lidhur molekula te tjera sikurse fibrinogjeni, faktori H dhe imunoglobulinat.

Molekula te tjera siperfaqesore
Nje numer proteinash siperfaqesore jane pershkruar ne baze te ngjashmerise se tyre me
proteinen M apo te disa aftesive unike lidhese. Prej ketyre nje fibronektin qe lidhet me
proteinen F dhe LTA, jane te dyja te ekspozuara ne siperfaqen streptokoksike (shiko fig
17–1) dhe mund te luajne rol ne patogjeneze.
Nje proteine lidhese IgG ka aftesine per tu lidhur me pjesen Fc te antitrupave me te
njejten menyre sikurse proteina stafilokoksike A. Streptokoket e grupit A mund te kene
nje kapsule acidi hialuronik, i cili eshte nje polimer qe permban njesi te perseritura
acidi glukorinik dhe N-acetilglukosamine.

PRODUKTET EKSTRAQELIZORE BIOLOGJIKISHT AKTIVE
Streptolizina O
Streptolizina O eshte nje citotoksine e pergjithshme qe lizon leukocitet, indet qelizore dhe
pllakezat e gjakut. Toksina futet direkt ne membranen qelizore te qelizave bujtese, duke
formuar pore transmembranore ne menyre te ngjashme me komplementin dhe ?-toksinen
stafilokoksike (shiko kapitullin 16). Streptolizina O eshte antigjenike dhe sasia e
antitrupave kunder tij eshte baza e testeve serologjike standardete quajtura
antistreptolizina O (ASO).

Ekzotoksinat Pirogjenike
Manifestimet e fruthit klasik prej shume kohesh jane lidhur me veprimin e nje toksine
eritrogjenike. Kjo toksine tashme eshte perfshire ne nje familje prej nente proteinash, te
quajtur ekzotoksinat pirogjenike streptokoksike (SPEs), njera prej te cilave prodhohet
prej afro 10% e grupit te strptokokeve A. SPE-te identifikohen nepermjet germave (psh,
A, B, C) dhe ne strukture dhe aktivitet biologjik jane te ngjashme me ekzotoksinat
pirogjenike te prodhuara nga Staphylococcus aureus. Ata kane efekte te shumefishta,
duke perfshire ketu temperature, ethe (fruthi), proliferimin e qelizave T, shtypjen e
limfociteve B dhe rritje te sensitivitetit ndaj endotoksinave. Ne fund, disa prej ketyre
veprimeve i dedikohen clirimit te citokines permes mekanizmit superantigen

5

(shiko kapitullin 8). SPE-B ka gjithashtu nje aktivitet enzimatik duke cliruar elemente te
matriksit ekstraqelizor, perfshire ketu fibronektinen dhe vitronektinen.

Te tjera produkte Ekstraqelizore
Shumica e llojeve te grupit te streptokokut A prodhojne te tjere produkte ekstraqelizore
perfshire ketu edhe streptokinazen, hialuronidazen, nukleazen dhe nje peptidaze 5a.
Peptidaza C5a eshte nje enzime qe degradon komponentet komplementare C5a, faktori
kryesor qe terheq fagocitet per ne zonen e depozitimit te komplementit. Veprimi
enzimatik i te tjerave te ngjashme me te, luan disa role ne demtimin indor, por ende nuk
eshte percaktuar ndonje rol specifik. Disa jane antigjenike dhe jane baza e testeve
serologjike. Streptokinaza shkakton lizim te fibrines permes kthimit te plazminogjenit
ne plazme normal dhe ne plazmin proteaze.


SEMUNDJET E GRUPIT A TE STREPTOKOKUT
Streptokoket e grupit A jane shkaktar te “dhembjes se fytit,” nje inflamacion akut i
faringut dhe i tonsileve, te cilat perfshijne temperature dhe gelltitje te dhimbshme.
Infeksionet e lekures dhe te indit te bute variojne nga pucrra te vogla ne lukure, te
qujatura impetigo deri ne semundje te renda toksike dhe invazive qe mund te jene fatale
ne pak dite. Krahas infeksionve akute, streptokoket e grupit A jane pergjegjes per
semundje inflamatore, te cilat nuk jane infeksione direkte, por qe perfaqesojne gjendje ne
te cilat pergjigjia imune ndaj antigeneve streptokoksik shkakton demtime ne indet
bujtese. Ethet reumatike akute (ARF) eshte nje inflamacion febril i zgjatur i indeve
lidhore, i cili perseritet duke u ndjekur prej cdo faringiti streptokoksik pasues. Episodet e
perseritura shkaktojne nje dhembezim permanent te valvulave te zemres.
Glomerulonefriti akut eshte nje semundje e fshehte e shoqeruar me hipertension,
hematuri, proteinuri dhe edema te shkaktuara prej inflamacionit te glomerules renale.

EPIDEMIOLOGJIA
Faringiti
Streptokoket e grupit A jane shkaktaret me te zakonshem bakteriale te faringitit ne
moshat shkollore 5-15 vjec. Transmetimi eshte nga personi ne person prej dropleteve te
gjata, te prodhuara nga personat e infektuar gjate teshtitjes, kollitjes apo edhe gjate

6

bashkbisedimit. Ky transmetim dropletesh eshte me eficient ne distanca te shkurtra, ku
nderveprimet sociale jane te zakonshme te ndodhin ne familje dhe shkolla, ne vecanti ne
muajt e vjeshtes dhe te dimrit. Bartesit asimptomatik (< 1%) mund te jen gjithashtu burim
infeksioni, vecanerisht ne ato raste kur kolonizimi ndodh ne hunde dhe ne fyt. Ndonese
streptokoket e grupit A mbijetojne per nje fare kohe ne sekrecione te thata, burimet
mjedisore nuk jane sinjifikante per perhapjen.
Derisa gjendja te trajtohet, organizmi persiston per 1-4 jave pasi simptomat te jene
zhdukur.

Impetigo
Impetigo ndodh atehere kur lekura e kolonizuar prej streptokokeve te grupit A
kombinohet me trauma te vogla sikurse jane kafshimet e insekteve. Pucrrat ne lekure
perhaqen permes kruajtjes si dhe nepermjet kontakteve te tjera direkte sikurse shkembimi
i peshqireve. Impetigo eshte me i zakonshem ne muajt e veres kur ndodh kafshimi i
insekteve dhe ne pergjithesi ulet niveli i higjenes. Tipet e proteina M te S. Pyogenes me
se shumti te lidhura me impetigon, jane te ndryshme nga ato qe shkaktojne infeksione
respiratore.

Plaga dhe infeksionet e lehonise
Streptokoket e grupit A, nje here e nje kohe ishin shkaktare te plageve postoperuese dhe
te infeksioneve te lehonise, por keto gjendje tashme jane me pak te zakonshme. Sikurse
tek stafilokoket, transmetimi nga pacienti ne pacient realizohet nepermjet duarve te
mjekeve apo te infermjereve, te cilet nuk ndjekin praktikat e rekomanduara te larjes se
duarve.
Organizmat mund jo vetem te transferohen tek nje tjeter pacient, por edhe tek vete
punonjesit e shendetesise.

Sindromi i shokut toksik Streptoksik
Qe nga fundi i viteve 1980, nje forme e rende invazive e streptokokeve te grupit A, te
infeksioneve te indeve te buta, ne USA dhe ne te tjera vende shfaqet me frekuence te larte
(5 deri ne 10 raste/100,000). Progresioni i shpejte qe con ne vdekje brenda pak ditesh,
fillimisht ndodh tek personat e shendetshem. Perfshirja multiorganike e ketyre
infeksioneve eshte nje nga karakteristikat e dukshme dhe toksina e tyre perhapet si ne

7

qarkullimin e gjakut dhe ne organet e largeta. Karakteristikat toksike se bashku me faktin
qe pothuajse te gjitha isolatet prodhojne SPE, kane shkaktuar sindromen e quajtur shoku
toksik streptoksik (STSS).
Pasojat Poststreptokoksike
Lidhja ndermjet streptokokeve te grupit A dhe semundjeve infflamatore akute te
temperatures reumatizmale (ARF), bazohet ne studime epidemiologjike. Keto studime
lidhin faringitet streptokoksike te grupit A, karakteristikat klinike te temperatures
reumatizmale dhe shtimin e pergjigjeve imune kundrejt produkteve streptokoksike. ARF
nuk pason me infeksione te lekures apo me te tjera infeksione jorespiratore te
streptokokeve te grupit A. Ndonese disa tipe M mund te jene me shume
“reumatogjenike,” ne pergjithesi besohet qe perseritjet e ARF mund te shoqerohen me
infeksion nga secili prej streptokoket e grupit A. Demtimet ne zemer, te shkaktuara nga
perseritjet e ARF, cojne ne semundje reumatike te zemres, nje prej shkaqeve me te
medha te semundjeve te zemres kudo neper bote. Megjithese ARF ka pesuar renie ne
vendet e zhvilluara (< 0.5 raste/1000), nga fundi i viteve 1980 ne rajonet e vogla te
Amerikes filloi nje rishfaqje ne formen e epidemive. Keto epidemi perfshine femijet me
nje status te larte socio-ekonomik, te lidhur me pare me ARF. Bazat e kesaj rishfaqjeje
jane te panjohura.
Glomerulonefriti poststreptokoksik mund te pasoje si me infeksione
streptokoksike te grupit A, respiratore ose te lekures dhe perfshin vetem tipe te caktuara
“nefritogjenike”. Haset me shpesh ne klimat e temperuara ku kafshimet e insekteve cojne
ne impetigo. Periudha latente mesatare ndermjet infeksionit dhe glomerulonefritit eshte
10 dite duke filluar nga infeksioni respirator, por ne pergjithesi shkon deri ne 3 jave nga
nje infeksion kutan. Tipet nefritogjenike jane te limituara kundrejt pak tipeve M dhe
gjate viteve te fundit verehet nje renie e tyre.

PATOGJENEZA
Infeksionet akute
Ashtu sikurse ne patogene te tjere, lidhja me siperfaqen mukozale, eshte nje hap kritik ne
fillimin e semundjes. Nje dyzine adezivesh jane pershkruar se lehtesojne aftesine e
streptokokeve te grupit A per tu aderuar tek qelizat epiteliale te nazofaringut dhe/ose te
lekures. Prej ketyre, me te rendesishmet jane proteinat M, LTA dhe proteina F. Ne
nazofaring, qe te treja duken se perfshihen ne ndermjetesimin e lidhjes se acideve

8

yndyrore ne fibronektinen glikoproteinike, duke mbuluar keshtu siperfaqen e qelizave
epiteliale. Roli i proteines M nuk eshte direkte, por duket se siguron nje zone per LTA, e
cila eshte esenciale per te, qe te arrije zonat lidhese te saj (Fig 17 – 3).
Nga ana tjeter, proteina M luan rol dominant dhe direkt per tu lidhur me lekuren
permes aftesise se saj per te ndervepruar me keratinocite subkorneale, te cilat jane tipi
me i madh i qelizave ne indin e lekures. Kjo adherence kryhet ne domene te proteines M ,
e cila lidhet tek CD46 dhe ka mundesi edhe me te tjere receptore ne siperfaqen
keratinocite. Proteina F eshte gjithashtu e perfshire kryesisht ne adherencen ndaj
antigjeneve qe paraqesin qelizat e Langerhansit. Shprehja e proteines M dhe F eshte e
rregulluar ne pergjigje te ndryshimit te perqendrimeve te O2 dhe CO2. evidencat
eksperimentale sugjerojne qe perqindje te larta te O2 ne mejedis favorizojne proteinen F
dhe adherencen me qelizat Langerhans, ndersa nje ambjent i pasur me CO2 favorizon
sintezen e proteines M dhe nderveptimin me keratinocitet. Ky nderveprim i kontrolluar
mjedisor i S. pyogenes me tipe te ndryshme te qelizave bujtese, duhet te luaje sadopak rol
ne stabilimin e mikrobit ose ne alterimin e zhvillimit te nje pergjigje protektive normale
te qelizes bujtese.
Evidencat klinike tregojne qarte se streptokoket e grupit A jane ne gjendje te
behen shum invazive. Eshte vene re se proteina M, F dhe tetjera proteina fibronektin-
lidhese jane te nevojshme per invazionin e fagociteve joprofesionale. Ky invazion
perfshin receptoret integrin dhe shoqerohet prej rivendosjeve citoskeletike.
Pas ngjarjeve fillestare te atacimit dhe invazionit, duket se aktiviteti i perbashket i
proteines M, proteinave immunoglobulin-lidhese dhe e peptidazes C5a, luajn rolet kyc ne
lejimin e vazhdimit te infeksioneve streptokoksike. Proteina M luan nje rol esencial ne
rezistenecen ndaj fagocitozes se streptokokeve te grupit A. Aktiviteti antifagocitik i
proteines M eshte i lidhur me aftesine e domeneve te molekules per te lidhur
fibrinogjenin dhe faktorin serum H. Kjo con ne nje zbehje te disponueshmerise te rrugeve
alternative qe gjenerojne perberesin komplement C3b, per depozitim ne siperfaqen
streptokoksike (Fig 17 – 4). Ne prani te antitrupave specifike te tipit M, rruget klasike
opsonofagocitik procedojne dhe ne kete menyre streptokoket vriten ne menyre te
menjehereshme. Si nje mekanizem sekon dar antifagocitik, peptidaza C5a inaktivizon
C5a dhe ne kete menyre bllokon kemiotaksin e neutrofileve polimorfonukleare (PMNs) si
dhe te tjere fagocite ne zonen e infeksionit.

9

Megjithese kapsulat e acidit hialuronik kontribojne ne fagocitoze, mekanizmat e perfshire
jane ende te panjohur.
Roli precis i faktoreve bakteriale ne patogjeneze te infeksioneve akute, eshte i
pasigurte, por efektet e kombinuara te streptokinazes, DNAase dhe hialuronidazes, mund
te parandalojne lokalizimin efektiv te infeksionit, nderkohe qe streptolizina prodhon
demtim indor dhe jane toksike per qelizat fagocitare. Ne rast se prodhohet ndonje SPEs,
ato mund te kontribuojne me se miri, por prania e tyre nuk eshte esenciale per infeksionet
akute. Antitrupat qe luftojne keto komponente formohen gjate rrjedhes se infeksionit
strptokoksik, por nuk njihen si mbrojtes.
Ne (STSS), sikurse edhe ne sindromin e shokut toksik stafilokoksik, gjetjet e
shokut, demtimet renale dhe diarrea duken se shpjegohen nga clirimi masiv i citokines, e
stimuluar kjo nga superantigjeniciteti i SPEs. Prodhimi i eksotoksines, prapeseprape nuk
shpjegon rritjen e invazionit te streptokokeve te grupit A, e cila eshte nje karakteristike e
shtuar e STSS krahasuar me homologet e tij stafilokokal.
Aktiviteti enzimatik i SPE-B eshte lidhur me invazionin, por tipe me SPE-A dhe SPE-C
jane me te zakonshme ne STSS dhe SPE-B. Kjo sindrome mund te paraqese nje
bakterofag –ndermjetesuar nga transferimi horizontal i gjeneve te SPE midis kloneve me
potencial invaziv te larte, te shfaqura se fundmi, nje kombinim vdekjeprures. Mbetet per
tu percaktuar baza e rritjes se ketij invazioni.

Pasojat Poststreptokoksike
Acute Rheumatic Fever (ARF)
Nder teorite me te avancuara per te shpjeguar rolin e streptokokeve te grupit A ne ARF,
eshte nje mekanizem autoimmun i lidhur ne ngjashmeri antigjenike ndermjet
streptokokeve dhe antigjeneve te indit human, i cili ka dhe suportin me te madh
eksperimental. Pacientet me faringit streptokoksik, qe zhvillojne ARF, kane nivele me te
larta te antitrupave antistreptokoksik, autoreaktive dhe qeliza T. Disa prej tyre kane
vepruar si me antigjenet streptokoksik edhe me indin e zemres.
Antigjeni qe stimulon keto antitrupa ka me shume mundesi te jete nje proteine M,
por grupi i karbohidrateve A eshte gjithashtu nje mundesi. Ngjashmeria ndermjet
struktures se proteines M dhe miozines eshte nje lidhje e dukshme dhe fragmentet e
proteines M kane rezultuar te stimulojne antitrupa qe lidhen me membranat e sarkolemes
se zemres humane. Studimet imunokimike te proteines M prej disa tipeve M, tashme jane

10

Download
Streptokoku

 

 

Your download will begin in a moment.
If it doesn't, click here to try again.

Share Streptokoku to:

Insert your wordpress URL:

example:

http://myblog.wordpress.com/
or
http://myblog.com/

Share Streptokoku as:

From:

To:

Share Streptokoku.

Enter two words as shown below. If you cannot read the words, click the refresh icon.

loading

Share Streptokoku as:

Copy html code above and paste to your web page.

loading